BallinaBurokraciBashkia Tiranë nuk jep informacion mbi shpenzimet për dekorin dhe aktivitetet e fundvitit 2017

Bashkia Tiranë nuk jep informacion mbi shpenzimet për dekorin dhe aktivitetet e fundvitit 2017

MERXHAN DACI

Burokracia e radhës ka të bëjë kësaj here me Bashkinë e Tiranës. “Faktoje” kërkoi informacion me anë të një shkrese zyrtare se sa kishte shpenzuar bashkia për dekor dhe aktivitete fundviti për vitin 2017.

Por përgjigja që erdhi brenda afatit zyrtar ishte: “Mund të logoheni në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokurimit Publik, në të cilën janë publikuar të gjitha prokurimet e kryera lidhur me objektin e kërkesës”.

Por “Faktoje” iu drejtua Bashkisë Tiranë pikërisht për këtë arsye, pasi nuk gjeti të dhëna në APP për shpenzimet e Bashkisë Tiranë mbi dekorin dhe aktivitete të tjera festive.

Disa bashki të tjera të vendit si Përmeti, Elbasani apo Korça kthyen përgjigje pasi u pyetën për shpenzimet, ndryshe nga Bashkia e Tiranës.

Pyetja që vijon pa përgjigje është: “Sa ka shpenzuar Bashkia e Tiranës për dekor dhe aktivitete të fundvitit 2017?”.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img