BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëBanorët e Pustecit prej 30 vitesh pa ujë të pijshëm dhe kanalizime

Banorët e Pustecit prej 30 vitesh pa ujë të pijshëm dhe kanalizime

Nëntë fshatra pjesë e bashkisë Pustec, prej rreth 3 dekadash vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujëravë të zeza. Rreth 3.300 banorë të këtyre fshtarave ankohen se gjatë këtyre viteve, edhe pse ka patur premtime për t’i dhënë zgjidhje këtyre dy problemeve, ende asgjë nuk ka ndryshuar. Në vitin 2019, në garë zgjedhore për kreun e kësaj bashkie kandidati i PS, Pali Kolefski garantoi se këtyre problematikave do t’i jepej zgjidhje në një kohë të shkrurtër, si përparësi e programit të tij, por nga verifikimi në terren i Faktojes rezulton se zgjidhja duket ende larg.


“Furnizimi me ujë të pijshëm është një ndër problemet më të mëdha për komunitetin tonë. Kanalizimet mungojnë në pothuajse të gjitha fshatrat e bashkisë – pranoi më 16 qershor 2019 Pali Kolevski, aktualisht kryetar i Bashkisë Pustec. Kolevski garantoi se në një kohë shumë të shkurtër do zgjidheshin problemet e ujit të pijshëm dhe kanalizimet, si dy nga përparësitë e programit të tij.

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion në Bashkinë Pustec për të marrë informacion se cilat nga 9 fshatrat e Bashkisë Pustec, furnizohen me ujë të pijshëm dhe se ëshë situate me kanalizimet e ujërave të zeza në këto fshatra.

Kërkesa për informacion dërguar Bashkisë Pustec

Sipas përgjigjes zyrtare vetëm dy fshatra, fshati Tuminec (Kallamas) dhe fshati Shulin (Dillas) furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Ndërkohë për fshati Pustec dhe fshati Leska (Lajthizë) furnizohet 8 orë në ditë me ujë të pijshëm, thuhet në përgjigjen e Bashkisë Pustec.

Përgjigja e Bashkisë Pustec

Faktoje shkoi në Pustec me datë 22 tetor për të vëzhguar situatën me ujin e pijshëm. Në fshatin Lajthizë banorët thonë se ujin e marrin nga depo e vendosur larg zonës së banuar.

“Kemi ujë, por marrim diku larg banesës te depoja e vendosur larg zonës së banuar. Na kanë thënë se qershorin e ardhshëm do përfundojnë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza dhe do kemi ujë të pijshëm në banesa. Disa familje e kanë zgjidhur problemin e ujit duke hapur puse nëpër shtëpitë e tyre”, – shprehet Gjergji, banor i fshatit Lajthizë.

Banorët pranojnë se premtime për investime për rrjetin e ujësjellësit janë bërë plot, por pranojnë dhe mosbesimin që kanë dhe të institucionët për ta zgjidhur këtë problematikë.

“Na kanë thënë që do investojnë në rrjetin e ujësjellësit, por nuk u besohet shumë atyre, i vjedhin fondet.”- shprehet një banor rreth të 60-ave.

Foto nga fshati Lajthizë

Në fshatrat Zarosh dhe Pustec, Faktoje vëzhgoi se situata në lidhje me ujin e pijshëm, është zgjidhur më anë të puseve.

“Ka kanalizime, por ende nuk është gjetur ujë. Kanë hapur puse disa herë, por nuk kanë gjetur ujë. Ujë vjen me orar, në mëngjes dhe darkë.”- tregon nënë Rosjanka.

Të tjerë banorë të fshatit Zarosh shprehen se nuk kanë ujë 20 orë.

Foto nga fshati Zarosh

Buxheti i parashikuar sipas Bashkisë Pustec për furnizimin me ujë 24 orë është 700,000 lekë.

Kanalizimet për ujërat e zeza

Krahas ujit të pijshëm një problematikë tjetër që prej vitesh nuk gjen zgjidhje është dhe ajo e kanalizimeve të ujërave të zeza. Banorët shprehen se mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza, është një problem i trashëguar, që nuk po merr zgjidhje.

“Kemi vite më këtë problem, nuk është se ka dalur kohët e fundit.”-tregon një banor rreth të 70-ave.”

Foto nga kanalizimet e fshatit Lajthizë.

Një tjetër banor tregon se është thënë se qershorin e ardhshëm do të përfundojnë punimet për kanalizimet.

“Na kanë thënë se qershorin e ardhshëm do përfundojnë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza dhe do kemi ujë të pijshëm në banesa.”

Për situatën shqetësuese në lidhje me kanalizimet e ujërave të zeza, Faktoje pyeti bashkinë Pustec në lidhje me investimet që janë bërë ndër vite. Në përgjigje e saj, ky institucion na bën me dije se vetëm dy nga nëntë fshatrat e bashkisë kanë rrjet kanalizimesh shumë të amortizuar, ndërsa pjesa tjetër janë pa rrjet kanalizimesh.

“Bashkia Pustec përsa i përket investimeve si dhe gjendjes aktuale të rrjeteve të kanalizimeve në zonën e administruar nga institucioni jonë, ju infomojmë se vetëm dy fshatra kanë rrjet kanalizimesh në gjendje teje të amortizuar konkretisht fshati Pustec dhe fshati Zaroshkë, përsa i përket fshatrave të tjerë rezultojnë pa rrjete kanalizimesh. Për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve për të gjithë fshatrat si dhe rikonstruksionin e dy egzistuesve i jemi drejtuar AKUM-it me kërkesë dhe projekt të detajuar, për të mundësuar financim për të gjitha fshatrat e Bashkisë Pustec. Investime në fushën e kanalizimeve për zonën e administruar nga institucioni jonë nuk ka pasur, jemi në pritje të trajtimit të kërkesës sonë nga AKUM, me shpresën e miratimit për të mundësuar financimin për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve.”- thuhet në përgjigjen e Bashkisë Pustec.

Faktoje edhe më parë ka ndjekur me disa artikuj këtyre dy çështje të trashëguara prej dekadash në Pustec,

Pas verifikimeve në terren dhe përgjigjeve përgjigjeve zyrtare nga ana e institucionit, premtimin e kryetarit të bashkisë Pustec, Pali Kolefski, për t’i dhënë zgjidhje në një kohë të shkrutër, problematikës e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të zeza do e kategorizojmë si Gjysmë të mbajtuar”.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

 

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img