.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëBalluku: Në 6 vitet e fundit është ulur me 24 për qind numri i aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen

Balluku: Në 6 vitet e fundit është ulur me 24 për qind numri i aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen

Ulja e numrit të aksidenteve dhe fataliteteve duke përmirësuar sigurinë rrugore, është një angazhim i përsëritur nga zyrtarët. Sipas një deklarate të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në shkurt të këtij viti, Shqipëria rezulton të ketë shënuar një progres të shkëlqyer falë angazhimit në kuadër të sigurisë rrugore. Në 6 vitet e fundit sipas saj, numri i aksidentëve me pasojë vdekje  është ulur me 24 %. “Faktoje” verifikoi shifrat e artikuluara nga ministrja Balluku duke iu referuar statistikave zyrtare, të cilat tregojnë një situatë tjetër.


Gjatë zhvillimit të Konferencës së Nivelit të Lartë të mbajtur në Tiranë, më 27 shkurt 2020, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se Shqipëria kishte bërë një progres të shkëlqyer në uljen e numrin të aksidenteve rrugore dhe fataliteteve, falë angazhimit të qeverisë.

Shqipëria ka shënuar një progres të shkëlqyer në këtë drejtim, pasi rritja e sigurisë rrugore është një prioritet, por edhe detyrë e Qeverisë sonë, të cilës i qasemi me angazhim dhe seriozitet maksimal. Edhe pse gjatë 6-vjeçarit të fundit ka pasur një rritje prej 52% të mjeteve motorike në qarkullim, numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore është reduktuar me 28%, ndërkohë që numri i fataliteteve si shkak i tyre është ulur me 24 për qind, u shpreh Balluku.

Instituti i Statistikave (INSTAT), publikoi të premten, të dhënat mbi aksidentet dhe vdekjet si pasojë e tyre për vitin 2019. Sipas INSTAT, vjet, nga aksidentet rrugore në Shqipëri kanë humbur jetën 519 persona.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në periudhën 2014-2019, kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, 484 persona.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në 6 vitet e fundit, numri i aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen, jo vetëm që nuk është ulur me 24 për qind, por përkundrazi ka pësuar rritje. Në vitin 2019 janë shënuar 35 aksidente rrugore me pasojë vdekjen më shumë se në vitin 2014.

2019-a ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2013, kur fatalitetet në rrugë arritën një nivel rekord prej 552 viktimash. Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdekje nga aksidentet në vend për vitin 2019.

Shqipëria ka një numër gati katër herë më të lartë viktimash nga aksidentet, në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.


Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen në vendet e BE-së, Burimi: Eurostat

Në BE si një e tërë kishte gjithsej 52 viktima të trafikut rrugor për milion banorë, sipas Eurostat, ndërsa Shqipëria e ka 182 për million banorë.

Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratën e ministres Balluku, referuar të dhënave zyrtare nga Instat , do ta kategorizojë si “Të pavërtetë”.

Lexo dhe: Ruçi: Numri i aksidenteve me pasojë vdekjen shënoi ulje në raport me vitin 2018
Lexo dhe: “Viti i sigurisë rrugore”, Lleshaj: Muaji janar me bilanc pozitiv

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img