.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëBalluku: Brenda muajit korrik përfundojnë 11,5 kilometrat e parë të By-Passit të Vlorës

Balluku: Brenda muajit korrik përfundojnë 11,5 kilometrat e parë të By-Passit të Vlorës

EDIT NIKOLLI

Në fund të muajit korrik, do duhej të përfundonin së asflaltuari 11.5 kilometrat e parë të By-Passit të Vlorës sipas ministres së Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Mirëpo, sipas një përgjigjje nga ‘infrastruktura’ dhe vëzhgimi në terren, punimet nuk po ecin me ritmet e parashikuara.


Brenda muajit korrik do asfaltohen 11,5 kilometrat e parë të tij nga 29 kilometra që është përfundimi total i segmentit rrugor të By Pass-i i Vlorës. Ndërsa projekti në tërësi, pritet të jete i aksesueshëm  brenda verës së ardhshme – u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku .

“Faktoje” më datë 27 korrik i dërgoi një “Kërkesë për informacion” Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me punimet në By-Passin e Vlorës.


Kërkesë për informacion drejtuar MInistrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha këtë përgjigje, 20 gusht:

Deri më sot  janë asfaltuar afërsisht 9 km (nga km 0+000 deri afërsisht km 3+000, dhe nga km 23+000 deri në km 27+000 të “By Pass-it” të Vlorës. Kontraktori po punon paralelisht në shumë fronte punë dhe parashikohet që në muajt në vazhdim kjo gjatësi të shkojë në 15 km në total. Dhe përfundimi i saj do jetë e përfunduar në fillim të verës së ardhshme.


Përgjigjja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

“Faktoje” udhetoi drejt aksit rrugor të By Pass-it të Vlorës, ndërkohë punimet kishin ndaluar dhe vetem 9 kilometra rrugë ishin të asfaltuara prej nga 11 5 kilometrat që duhej të përfundonin në fund të korrikut.

Foto nga By-Passi i Vlorës

Foto nga By-Passi i Vlorës

By-Passi i Vlorës është 29 kilometër  i gjatë ku do të lidhin segmentin rrugor me atë të Fierit dhe më pas rruga do të ketë përfundimin në Orikum. Vlora është qyteti kryesor ku është bazuar strategjia kombëtare për zhvillimin e turizmit të vendit.

Deklaratën e ministres  Balluku, referuar përgjigjes së ministrisë përgjegjëse, MIE, do e kategorizojmë si “Gjysmë të vërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img