BallinaPertejTërmeti dhe pandemia vështirësojnë nisjen e procesit fizik mësimor 2020-2021 në Tiranë

Tërmeti dhe pandemia vështirësojnë nisjen e procesit fizik mësimor 2020-2021 në Tiranë

Viti i ri akademik për sistemin parashkollor në shkollat publike në Tiranë, përveç kushteve të imponuara nga pandemia “Covid-19”, po kushtëzohet edhe nga mungesa e kapaciteteve infrastrukturore të përkeqësuara edhe nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas të dhënave nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë, në kryeqytet, deri para shpërthimit të pandemisë, 41 shkolla 9-vjeçare, 2 të mesme dhe 2 të mesme të bashkuara, zhvillonin procesin mësimor me dy turne, ku shumë klasa procesi zhvillohet në mbikapacitet. Ndërkohë që distancimi fizik vijon të konsiderohet ndër pikat kyçe të udhëzimit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, kapacitetet e shkollave nuk favorizojnë nisjen e procesit mësimor përmes prezencës fizike.


Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini,  pas një sondazhi online, më 18 gusht, në një takim online edhe me ministren e Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociale, Ogerta Manastirliu, parashtruan argumentat “pro” nisjes së procesit mësimor me prani fizike, të konfirmuar edhe nga përgjigjet e prindërve në sondazhin e MASR.

Sondazhi i Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve

Të dilën, Ministria e Shëndetësisë publikoi edhe udhëzuesin me masat anti-covid për nisjen e procesit arsimor parashkollor 2020-2021.

Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra – thuhet në një nga pikat e udhëzuesit të MSH.

Por sa i mundur është të zbatohet distancimi fizik në shkollat në Tiranë?

Viti i ri akademik në Tiranë, përveç kushteve të imponuara nga Covid-19, kushtëzohet edhe nga mungesa e kapaciteteve infrastrukturore në shkolla të përkeqësuara edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.  Në Tiranë, numërohen 68 mijë e 700 nxënës vetëm në arsimin nëntëvjeçar dhe 21,685 të rinj në  arsimin e mesëm. Në kryeqytet sipas të dhënave nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë të përditësura deri më 27 dhjetor 2019, në dispozicion të nxënësve ishin 21 shkolla publike, 102 shkolla 9-vjeçare dhe 15 shkolla të mesme të bashkuara.

Përgjigja nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, 27.12.2020

Tërmeti i 26 nëntorit përkeqësoi kushtet infrastrukturore në Tiranë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të pariparueshme në 14 shkolla, 8 në zonat rurale, 5 në qytet, si dhe gjimnazi “Sami Frashëri”, tashmë i shembur.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, më 21 gusht kërkoi që shkollat mos të hapen pa një studim konkret.

Të gjithë jemi në dijeni, që anjë prej mësuesve të arsimit parauniversitar, nuk është trajnuar për t’u përballuar me Covid, distancimin social. Një pjesë e mire e shkollave tona të arsimit parauniversitar publik janë thuajse jashtë çdo standarti të kujdesit minimal ndaj fëmijëve, përfshi edhe higjenën personale të tyre, e jo më të mendohet se këto lloj ndërtesash do të jenë të afta të ofrojnë sigurinë maksimale dhe mbrojtje ndaj covid-19. Për ne mbetet i paqartë krahasimi që Ministrja aktuale e Arsimit i bëri shkollave në Shqipëri me shkollat në Gjermani, Francë apo Zvicër – ndaj e ndjejmë për detyrë ta pyesim: a e njeh vërtetë gjendjen e shkollave në Shqipëri?– thuhej në reagimin e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Ndorkohë vetë Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve ende nuk ka bërë publike detaje në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik. Sipas informacioneve nga MARS ende nuk ka një vendim nëse do merren ambiente të tjera me qira për zhvillimin e procesit mësimor, nëse do duhen mësues shtesë apo nëse mësimi fizik do kombinohet edhe me atë online.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img