.

.

BallinaPertejAuditorët janë mbyllur nga covidi, por studentët ‘i gjen’ në fushatë

Auditorët janë mbyllur nga covidi, por studentët ‘i gjen’ në fushatë

EDIT NIKOLLI

Komiteti Teknik i Eksperteve prej nëntorit 2020 ndaloi grumbullimin e me shumë se 10 personave, takimet elektorale, si dhe ka zgjatur pa afat mbylljen e auditorëve në universitete. Të gjitha këto kufizime janë bërë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. Por me afrimin e zgjedhjeve të 25 prillit, po shtohet fenomeni i grumbullimeve masive për takime partiake. Paradoksalisht, shumë nga pjesëmarrësit janë studentë, të cilët teksa ‘respektojnë’ kufizimin e imponuar për mësimin në distancë, mbushin sallat e takimeve elektorale duke shkelur, bashkë me organizatorët, protokollet anti-covid.


Gati tre muaj nga shpallja e masave shtrenguese që ndalojnë grumbullimet, në mjedise të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat etj konstatohet një rritje në masë e shkeljes së tyre. Pavarësisht thirrjeve të shumta për qytetaret dhe zyrtarët, shkelës, nuk ka reagim.

Më 4 shkurt, ministria e Shëndetësisë raportoi numrin rekord të infektimeve në një ditë me covid-19 që kapi shifrën e 1052 rasteve.

                                  Bilanci i Covid-19 ne Shqipëri, 4 shkurt, 2021

Pas këtyre shifrave alarmuese, Faktoje e cila ka monitoruar në vijimësi zbatueshmërinë e masave të shpallura nga Komiteti I Ekspertëve, konstatoi një numër aktivitetesh të organizuara, kryesisht nga përfaqësues të partive politike dhe qeveria ku bien në sy grumuj njerëz, kryesisht të rinj.

                                Helidon Bushati, deputet i PD me të rinjtë e Pukës 31 janar 2021

                               Deputeti i PD Helidon Bushati me të rinjtë e Pukës, 31 janar 2021

Siç shihet dhe në foto, fushata e politikaneve me të rinjtë nuk po ndalet, por po intensifikohet me afrimin e zgjedhjeve. Në një kohë kur studentëve u është ndaluar nga Komiteti i Ekspertëve zhvillimi i mësimit në auditorë, ata i gjen rregullisht në takime të grumbulluar masivisht, në shumë raste pa maska dhe pa distancim social.

                   Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit të fushatës në Durrës 31 janar 2021

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi, prezantimin e programit elektoral në Durrës, e mbajti në mjedise të mbyllura, ku të gjithë pjesëmarrësit (në foto numërohen mbi 20 vetë) ishin ‘rigorozisht’ pa maska dhe pa distancim. Po atë ditë, ajo takoi edhe të rinjtë të cilët do votonin për herë të parë, takim që u promovua edhe në rrjetin social të zonjës Kryemadhi.

            Postim në rrjetin social të zonjës Monika Kryemadhi, Durrës 31 janar 2021

                 Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj Dega Patos, 31 janar 2021

                         Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj me të rinjt në Mallakastër, 31 janar 2021

Në çdo postim në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram, dëshmohet sesi abuzohet me kufizimet e vendosura nga autoritetet shëndetësore.

                   Deputeti i PD, Halit Valteri, takim me banoret e zones në Bathore, në 1 shkurt

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka zhvilluar një takim me qytetarët e bashkisë Kamëz, ku dallohet qartësisht shkelja me ‘të dyja këmbët’ e masave anti-covid. Fotot janë publikuar nga vetë zoti Valteri në rrjetin social Facebook.  Deputeti Valteri shoqërohet dhe nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spirolali.

                                  Kryetari i opozitës Lulzim Basha me të rinjtë, 29 dhjetor 2020

                                    Kreu i Kominsionit parlamentar të PS, Taulant Balla, 4 janar

                Përfaqësuesi i PD, Ferdinand Xhaferraj, 28 janar takim me banorët në Xhafzotaj

Kur vjen fjala për rastet e ndëshkuara për shkelësit e masave kufizuese anticovid, nuk ka të dhëna të qarta. Bazuar në VKM, Nr. 3, datë 15.3.2020, policia e Shtetit ngarkohet të vendosë masa administrative ndaj kundërvajtsve. Por në komunikatat ditore nuk gjejmë të dhëna të rregullta mbi këto raste, ndërsa grumbullimet me karakter elektoral po organizohen rregullisht.

Faktoje komunikoi me shefen e departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino të cilës i kërkoi një opinion lidhur me monitorimin dhe ndëshkueshnërinë e subjekteve që injorojnë masat anti-covid, sidomos në aktivitetet elektorale, ku shumica janë të rinj.

Epidemiologia Bino dha këtë përgjigje: “Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe Policia e Shtetit, të dyja kanë tagër, por ndëshkueshmeria është në nivele shumë te ulëta”

Ne iu drejtuam edhe zyrës së shtypit në Policinë e Shtetit për ta pyetur mbi te dhëna konkrete mbi ndëshkueshnërinë e organizatorëve apo pjesëmarrësve në këto aktivitete, por ashtu si edhe në datën 17 nëntor, kur u interesuam për të njëjtën çështje, nuk morëm përgjigje.

       Screenshot i pyetjeve nga Faktoje, zyrës së shtypit në Policinë e Shtetit, 4 shkurt 2020

Faktoje ka publikuar më herët artikuj, ku verifikohet shkelja e hapur e kufizimeve anti-covid, nga politikanët që shesh janë vetë organizatorë të këtyre aktiviteteve në kohë pandemie.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img