.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë zjarr në qendrën tregtare në Tiranë

Asnjë zjarr në qendrën tregtare në Tiranë

Lajmi se një zjarr ka rënë në ndërtesën ‘ABA center’ ku ndodhet dhe qendra tregtare COIN në Tiranë, nuk është i vërtetë. Faktoje verifikoi se ishte thjesht një simulim për sigurinë e punonjësve në rast emergjence.

—————————————————————————————————————————————–

Në një artikull të publikuar ditën e sotme, PortaliFiks.com ka publikuar një lajm ku pretendon se një zjarr ka përfshirë godinën e “COIN” në Tiranë.

“PAMJET: Bie zjarr te ‘COIN’ në qendër të Tiranës, Forcat Zjarrfikëse evakuojnë punonjësit”, shkruan PortaliFiks.com.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të këtij lajmi. Ne ishim në terren, në godinën ku thuhet nga mediat online se kishte rënë zjarr. Gjatë bisedimit me punonjës në godinën e COIN sqaruan se nuk bëhet fjalë për një zjarr, por një simulim.

Pamje nga simulimi në godinën e COIN, 11 nëntor 2022 

“U lajmëruam sot në mëngjes që në orën 11:00 do të bëhet një evakuim godine, pra simulim në raste zjarri. Bënë një lajmërim me megafon për të gjithë godinën që nuk duhet të përdorim ashensorin, por të zbresim nga shkallët e emergjencës. Ne zbritëm të gjithë nga andej, thjesht për të treguar sib ëhet evakuimi në rast emergjence”, tregojnë punonjës të ndërtesës për Faktoje.

Në lidhje me këtë çështje, kanë reaguar nëpërmjet postimeve në Facebook edhe punonjës të televizonit që ndodhet në atë godinë.

Pamje nga simulimi në godinën e COIN, 11 nëntor 2022 

“Këto lajmet ekskluzive marrin gjthnjë shumë klikime. Urime për emisionin. Ishte një test për të treguar sigurinë e godinës, pavarësisht se burimet e ljamit janë djegur rrugës”, shkruan një prej punonjësve.

Lajme të tilla, të pakonfirmuara dhe të pabazuara në burime shërbejnë si burim dizinformimi dhe përhapin panik për lexuesit.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img