BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë premtim i Ramës për shpërndarje parash, si pjesë e skemës për kthim të 70% të kapitalit të investuar në bujqësi

Asnjë premtim i Ramës për shpërndarje parash, si pjesë e skemës për kthim të 70% të kapitalit të investuar në bujqësi

Lajmi se qeveria shqiptare po u jep para shqiptarëve nëpërmjet një skeme ku fermerë u kthehet deri në 70% e kapitalit në Bujqësi, është i pavërtetë. Faktoje verfikojë se artikulli i publikuar në https://alb7news7.blogspot.com/  jo vetëm ka një titull bombastik dhe propagandues, por që i referohet një premtim që nuk pranohet as nga kryeministria dhe për të cilin nuk janë në dijeni as ekspertët e bujqësisë, AZHBR dhe fermerët.

Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të frenuar dizinformimin.

Klara Dervishi

Navigimi në internet përmes kompjuterave, laptop-it, dhe sidomos smartphone-ve është kthyer në një mjet të preferuar për të komunikuar, për tú treguar të tjerëve pjesë nga jeta që ti bën apo për t’u informuar.  Por duket se në mes të tyre ka nga ata që kanë kuptuar se për të fituar disa para në muaj nga klikimet mjafton të krijosh një faqe interneti dhe më pas ta promovojnë atë me tituj sensacionalë dhe të pavërtetë.

Portali  https://alb7news7.blogspot.com/ ka publikuar në datën 6 gusht një lajm sensazional për fermerët shqiptarë me titull „Shembullore/ Askush si Edi Rama, Qeveria u jep lekë shqiptarëve: Ja kush përfiton nga skema…“

Lajmi në portal

Në përmbajtjen e lajmit gjendet një premtim sipas të cilit: Qeveria shqiptare u jep ndihmë (lekë në formë bonusi) të gjithë fermerëve që kanë dëshirë për të investuar në bujqësi. Nëse ke një NIPT fermeri ose bujku mjafton të aplikojnë në AZHBR dhe do të marrësh 70% të kapitalit që ke investuar”. Në shkrim thuhet se këtë deklaratë e ka bërë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Faktoje.al nisi të bëj verifikimin e lajmit apo nëse premtimi i kryeministrit Rama ishte i vërtetë dhe të gjente se nëse ky premtim ishte mbajtur. Në brendësi të shkrimit të portalit, nuk gjen as datën, as vendin dhe as citimin e plotë të kryministrit shqiptar vetëm që lajmi është publikuar në datën 6 Gusht.

Faktoje kërkoi me anë të motorrit të kërkimit në faqen zyrtare të kryeministrisë që të gjente citimin e plotë që ky titull përmban.  Por në datën 6 gusht kur portali https://alb7nes7.blogspot.com/ e ka publikuar këtë lajm kryeministri shqiptar nuk ka pasur asnjë dalje publike, asnjë video mesazh dhe as  qeveria nuk ka marrë ndonjë vendim që të ketë lidhje me mbështetjen që do t‘u jepet fermerëve.

Dalja e fundit para datës 6 gusht e kryeministrit shqiptar ka qënë në datën 2 gusht dhe ajo ka qënë për korridorin blu.

Faktoje.al kërkoi deklaratën e fundit apo fjalimin e fundit kur kryeministri ka pasur si temë fermerët dhe mbështetjen që do t’u jepet atyre.

Rezulton se deklaratën e fundit për bujqësinë kryeministri shqiptar e ka bërë në datën 28 qershor të këtij viti në krah të Ministeres së Bujqësisë Frida Krifca ku është folur për “Teknologjinë dhe Inovacionin në Bujqësi dhe Blegtori”. Në asnjë rresht të fjalës së kryeministrit Edi Rama nuk ka një premtim që të ketë lidhje me premtimin e përmendur në lajmin e portalit se: Nëse ke një NIPT fermeri ose bujku mjafton të aplikojnë në AZHBR dhe do të marrësh 70% të kapitalit që ke investuar” .

AZHBR në këtë dalje të kryeministrit është përmendur 3 herë, ndërsa fjala NIPT nuk është përmendur asnjëherë dhe në përmbajtje të shkrimit nuk ekziston as premtimi, që portali përmend.

Faktoje.al kontaktoi me zyrën e shtypit të kryeministrisë. Në përgjigjen që kryeministria i dha Faktoje.al thuhet se kryeministria nuk mban përgjegjësi për mënyrën se si portalet i zbardhin deklaratat e kryeministrit.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë tha se te gjitha fjalimet e kryeministrit janë të publikuara në ëebin e qeverisë dhe se një premtim i tillë në takimin e fundit për bujqësinë nuk ka një premtim të tillë.

Edhe AZHBR e pyetur nga Faktoje është shprehur  se nuk ka një nismë të tillë.

Megjithatë Faktoje.al kontaktoi dhe me eskpertë të bujqësisë nëse një premtim i tillë është hedhur ndonjëherë si temë nga kryeministri shqiptar. Ata shprehen se i vetmi premtim nga i cili fermerët mund të përfitojnë nga pajisja me NIPT, ka qenë vetëm për karburantin pa akcizë për fermerët.

Agim Rrapaj, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar thotë për Faktoje.al se: “Nuk e kam dëgjuar këtë premtim apo nismë. Për të përfituar duhet të plotësohen shumë kritere të tjera”.

Ndërsa fermerët kanë konfirmuar se edhe nisma për subvencionimin e naftës për fermerët nuk zbatohet plotësisht.
Bledar Kasapi një fermer nga Lushnja i identifikuar prej vitesh me NIPT thotë për Faktoje.al se: “Vetëm vitin e kaluar e kam marë subvencionimin për naftën ndërsa këtë vit ende nuk e kam përfituar atë edhe pse kam aplikuar prej kohësh“. Fermeri nga Lushnja disponon 4 dynym sera pranon se për nismën në fjalë nuk ka dëgjuar ndonjëhere.

Ish zv-ministri i Bujqësisë Ndoc Fallsia për Faktoje.al tha se:  Të përfitosh fonde për investim, qoftë nga buxheti i shtetit, apo nga fondet e BE -së ,( IPARD), kërkohen rreth 25 dokumenta dhe kritere, ndër të cilat pronësia mbi tokën bujqësore, ose truallin, dokumenta mjedisor, madhësia e fermës apo e tufës së bagëtive, etj, etj, të cilat bëjnë që 90 % e fermerëve të mos përfitojnë. Përveç kësaj, edhe për ata që mund t’i plotësojnë kriteret për të përfituar, kërkohet që ta bëjnë investimin me parat e tyre dhe pastaj mund të marrin financimin/grantin. Fermerët duke mos pasur mundësi financiare, për ta bërë investimin me paratë e tyre, kërkojnë kredi në banka, por bankat  siç dihet hezitojnë të japin kredi për aktivitete bujqësore.”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img