BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookA ka patur një incident mes deputetit Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezit?

A ka patur një incident mes deputetit Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezit?

Nevila Gjata

Këto ditë ka qarkulluar në mediat sociale, “lajmi i vjetër”, se deputeti Taulant Balla ka patur një incident me Jamarbër Malltezin. Nga verifikimi që Faktoje i ka bërë lajmit, rezulton se ngjarja i përket vitit 2016, dhe informacioni i sjellë në artikull është dizinformues, me qëllimin e vetëm që artikulli të marrë sa më shumë klikime. Në kuadër të luftës kundër disinformimit, Faktoje po verifikon shkrime që kanë si qëllim dizinformimin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka prej vitesh një marrëdhënie të tensionuar me familjen e ish kryeministrit Sali Berisha.

Kjo për shkak të rivalitetit politik dhe kryesisht denoncimeve që ai ka bërë për ish Kryeministrin nga foltorja e parlamentit apo studio televizive, për anëtarë të familjes së ish kryeministrit Berisha.

Deklaratat politike me akuza dhe kudnër akuza janë shoqëruar edhe me denoncime dhe procese gjyqësore mes tyre.

Me Jamarbër Malltezin, (dhëndri i Sali Berishës) Taulant Balla ka raportuar edhe një incident gjatë një udhëtimi jashtë vendit, të cilin e kanë pranuar të dyja palët në konflikt edhe pse me versione të ndryshme.

Një incident i tillë është raportuar në fillim gushti tek portalikoha.com.

Ky lajm (me gabime drejtshkrimore që në titull) është postuar në 8 gusht 2022.

Fillimisht një incident i ngjashëm (për shkak të detyrës raportoi zyrtarisht Policia) ka ndodhur në vitin 2016.

Ngjarja mund të jetë përsëritur sa kohë që media në fjalë flet për incidentin në një tjetër kohë, gusht 2022, ku shkruan se ka edhe video.

Portalikoha.com i referohet për ngjarjen (në përmbajtje) një tjetër portali Opinion.al.

Faktoje.al ka verifikuar lajmet e publikuara nga Opinion.al në të njëjtën ditë të publikimit të artikullit dhe nuk rezulton të ketë njoftim për një incident mes Malltezit dhe Ballës.

Në datën 8 gusht të këtij viti, Opinion.al nuk ka raportuar për incident Malltezi-Balla.

Faktoje.al e ka zgjeruar më tej kërkimin, duke kontrolluar statuset e Jamarbër Malltezit dhe Taulant Ballës në faqet e tyre në Facebook.

Nuk ka postim nga ana e tyre për një incident të tillë në vitin 2022.  (Për padi të tjera po)

As në buletinin ditor të Policisë nuk rezulton që përgjatë vitit 2022 të ketë njoftim për incident Malltezi- Balla

Ngjarja përcillet në artikull në kohën e tashme. Shkrimi nuk shoqërohet me video brenda siç pretendohet në titull.

Faktoje.al konfirmon se Taulant Balla nuk ka bërë denoncim në datën 8 Gusht ose pas kësaj date (për një incident të tillë).

Portalikoha.com shkruan se priten reagime.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Në fund, shkrimi (me gabime të theksuara drejtshkrimore) i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2016.

Rezulton se lajmi është gjysmë i vërtetë. Incidenti ka ndodhur, por jo në vitin 2022 dhe sipas Policisë, konflikti ka ndodhur për SHKAK të DETYRES.

Taulant Balla më 25 qershor të vitit 2016 tha para uniformave blu në Rinas se ishte goditur nga Jamarbër Malltezi, ndërsa e pranishme në ngjarje kishte qenë edhe bashkëshortja e tij Argita Malltezi.

Jamarber Malltezi e cilësoi sajesë denoncimin zyrtar nga Taulant Balla.

Megjithatë komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas konfirmoi goditjen për shkak të detyrës nga shtetasi Jamarber Malltezi ndaj deputetit Taulant Balla.

Kallëzimi penal më pas iu referua prokurorisë nga policia kufitare Rinas, për akuzat “dëmtime të tjera me dashje” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Incidenti i shënuar zyrtarisht nga Policia në vitin 2016 nuk u shoqërua me asnjë VIDEO.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img