Po Lexoni:
Arben Ahmetaj: “Konçesioni i sterilizimit ka ulur me 23% numrin e rasteve të infeksioneve post-operatore”

Arben Ahmetaj: “Konçesioni i sterilizimit ka ulur me 23% numrin e rasteve të infeksioneve post-operatore”

INVA HASANALIAJ

Konçesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, që vetëm për 2018 mori 17 mln euro sipas KLSH, është sot një ndër çështjet më të debatuara. Nga njëra anë qeveria e shfaq si sukses dhe nga ana tjetër skeptikët e shohin si aferë korruptive shtetërore. “Faktoje” verifikoi një deklaratë të ish ministrit të Financave se konçesioni për sterilizimin ka ulur numrin e infeksioneve post-operatore.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

“Konçesioni i sterilizimit ka ulur me 23% numrin e rasteve të infeksioneve post-operacionale

Kjo deklaratë u bë gjatë një emisioni televiziv më datë 31 tetor 2019 nga Arben Ahmetaj, në atë periudhë ministër i Financave. Nisur nga kjo deklaratë, ne komunikuam me Arben Ahmetajn, sot ministër i Rindërtimit, për të mësuar se ku ishte bazuar për të dhënat mbi uljen e numrit të infeksioneve post-operatore. Në përgjigjen e tij ai na orientoi të pyesim ministrinë përkatëse. “Faktoje” i kërkoi Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informacion për të mësuar numrin e infeksioneve nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Sipas këtij institucioni kemi një reduktim të infeksioneve post-operatore me plagë, nga 31.2% në 15.5% për periudhën e kërkuar. Shifrat e ministrisë tregojnë për ulje të numrit të infeksioneve post-operatore me rreth 15 përqind dhe jo 23 përqind sa thotë ish ministri Ahmetaj.

Kur “Faktoje” pyeti ministrinë nëse ka një regjistër për evidentimin e infeksioneve spitalore, ajo u përgjigj se nuk ka një të tillë, duke vënë në dyshim edhe vërtetësinë e shifrave që vetë ajo jep zyrtarisht.

Përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë

“Shifrat janë bazuar tek studimet e herëpas’hershme”- përgjigjet Ministria e Shëndetësisë, por ne kemi kërkuam të njihemi me këto studime dhe ende nuk kemi një përgjigje prej saj.

Nisur nga gjetjet që “Faktoje” bëri gjatë verifikimit të deklaratës së ish ministrit Ahmetaj, vendosëm ta kategorizojmë atë si të pavërtetë.

icon
Shkruani fjalën dhe shtypni enter.