BallinaTë pambajturaAlfrida Marku: Zgjerimi i hyrjes së rrugës së Shëngjinit para qershorit

Alfrida Marku: Zgjerimi i hyrjes së rrugës së Shëngjinit para qershorit

KLEVIS PALOKA

Është konfirmuar që në prag të fillimit të këtij sezoni, pjesa hyrëse e Shëngjinit, projekti mbi pjesën hyrëse të Shëngjinit nga rreth-rrotullimi i ish-fabrikës së letrës deri tek Rapsodia do të jetë i përfunduar, gjithashtu do të realizohet edhe shtrimi me asfalt i rrugës kryesore të Shëngjinit deri tek porti”- kështu deklaroi për mediat, zëvendës-kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku.

 

Duke u nisur nga ky premtim i Markut, “ Faktoje”, dërgoi një kërkesë në Bashkinë Lezhë për ta pyetur nëse kanë filluar dhe gjithashtu nëse kanë mbaruar punimet brenda muajit Maj, ashtu siç ishte parashikuar nga drejtuesit vendorë.

Përgjigjja e Bashkisë Lezhë ishte:“ Punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse të Shëngjinit , do të fillojnë pasi të lidhet kontrata e sipërmarrjës, pas datës 06/06/2018, datë në të cilën do të kryhet tenderi publik për sipërmarrjen e kësaj rrugë.”

Mjafton të lexosh përgjigjen zyrtare të Bashkisë Lezhë për të kuptuar se punimet jo vetëm që nuk kanë përfunduar brenda afateve të përmendura por as nuk kanë filluar përsa kohë edhe kontrata e sipërmarrjes nuk është lidhur.

Duke u nisur nga kjo përgjigje e Bashkisë, premtimin e dhënë nga zv.kryetarja Marku se punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse së Shëngjinit para fillimit të sezonit turistik, do ta cilësojmë si TË PAMBAJTUR, pasi sezoni turistik në Shëngjin është hapur më 26 Maj 2018.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img