BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëMonika Kryemadhi: Kemi 0,8% buxhet për ushtrinë

Monika Kryemadhi: Kemi 0,8% buxhet për ushtrinë

INVA HASANALIAJ

Shpenzimet ushtarake kanë qenë një prej pikave të debatit që Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim përmendi gjatë një debati televiziv të zhvilluar në Channel One.

“Ne kemi 0,8% buxhet për ushtrinë kur minimumi duhet të jetë 2,5%”,- u shpreh Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo shtoi se trupat shqiptare që nisen nëpër misione paqeruajtëse nuk kanë të njëjtat kushte sikurse shumë prej vendeve anëtare të NATO-s.

Nisur nga deklaratat e mësipërme, “Faktoje” vendosi të verifikojë shifrat apo të dhënat lidhur me buxhetin real që alokohet nga shteti për ushtrinë shqiptare.

Komunikimin tonë të parë e patëm me Ministrinë e Mbrojtjes, prej së cilës morëm edhe të dhënat mbi buxhetin në përqindje si dhe shifrat konkrete.

Përkatësisht në dokumentin zyrtar që na është dërguar, shkruhet që buxheti për Forcat e Armatosura për vitin 2018 është rritur me 0,35% krahasuar me 2017. E përkthyer në shifra konkrete, kjo tregon se buxheti gjithashtu është rritur. Në vitin 2017-ën, sipas tabelës ky fond ishte 13.198 mln lekë, ndërsa në 2018-ën është 19.798 mln. Pra, rritja rezulton të jetë 6,6 milionë lekë.

Dokumenti zyrtar i dërguar prej Ministrisë së Mbrojtjes

Nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin se deklarata e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, konsiderohet GJYSMË E VËRTETË. 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img