Ky përdorim i armëve jo gjatë protestës së studentëve në Tiranë

10

Pretendimi: Kjo video tregon një festim patriotik në Tiranë, Shqipëri më 17 tetor 2026

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————————–

Një video (arkivuar këtu) që ka marrë mbi 14 mijë pëlqime në Instagram pretendohet se tregon një festim të dhunshëm patriotik në Tiranë natën e 17 tetorit 2026.

E njejta video është botuar edhe me pretendimin se tregon pamje nga protestat e studentëve në Shqipëri në tetor 2026.

Megjithatë, asnjë nga këto pretendime nuk është i vërtetë. 

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është botuar qarkullon në rrjet që një vit më parë, në tetor 2025.

Sipas raportimeve të mediave vendase, ngjarja në video ka ndodhur në Prishtinë, Kosovë, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri që u luajt më 11 tetor 2025 në Leskovac.

Në atë kohë, mediat shkruanin se, pas golit të Rei Manajt që e çoi rezultatin 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, një person kishte shkrepur armën në ajër. Pas kësaj ai ishte vënë në pranga nga policia e Kosovës.