Pretendimi: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita është shkarkuar nga detyra më 5 tetor 2026
Verdikti: E pavërtetë
—————————————————————–
Më 5 tetor 2026, në rrjetet sociale shqipfolëse qarkulloi lajmi (arkivuar këtu) se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare, Skënder Hita, ishte shkarkuar nga detyra.

Megjithatë, për të mbështetur këtë pretendim nuk ofrohet ndonjë provë, burim apo referencë, veç “burimeve” të paidentifikuara.
Skënder Hita vijon të identifikohet si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nga faqja zyrtare e kësaj të fundit.
Së fundmi, më 7 tetor 2026, Hita foli në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë ceremonisë së nisjes së vitit universitar në Akademinë e Sigurisë.

Kështu, lajmi se Skënder Hita është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policsë së Shtetit më 5 tetor rezulton i pavërtetë.






