E gjeneruar kjo sjellje miqësore pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

13

Pretendimi: Kjo video tregon dy të huaj në autostradën Tiranë-Durrës që pas përplasjes bëjnë një foto së bashku

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————————–

Një video që po qarkullonrrjetet sociale shqipfolëse pretendohet se tregon dy të huaj në autostradën Tiranë-Durrës që pas përplasjes me makina bëjnë një foto miqësore së bashku dhe vazhdojnë rrugën. 

Megjithatë, ky moment dashamirësie nuk është i vërtetë. Ai është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Lexuesi i vëmendshëm do të ketë dyshuar tashmë sepse një tregues fillestar i përmbajtjeve të generuara me AI janë mospërputhjet logjike. Në këtë rast, kur personazhet janë me kurriz nga ne, gruaja ka dy telefona. Kur kthehet, telefoni që mban në dorën e djathtë zhduket.

Një tjetër tregues është shkurtësia e videos. Shumica e programeve AI i kufizojnë videot në një skenë të vetme që zgjat rreth 8-10 sekonda. Kjo sepse, krahasuar me gjenerimin e imazheve, gjenerimi i videove është më i shtrenjtë, më kompleks dhe shumë më i vështirë për të vijuar krijimin e detajeve.

Megjithëse video e mësipërme është shpërndarë gjerësisht në internet me pretendime se ajo është filmuar në një sërë vendesh, nga Turqia tek Shtetet e Bashkuara, video është postuar fillimisht në TikTok më 22 korrik 2026 nga llogaria @valentinloiseau.ai.

Video origjinale është etiketuar nga autori si i gjeneruar me AI, ndërsa vetë llogaria që e ka postuar vetëpërshkruhet si një “krijues i videove me AI”“bën gjëra me AI.” Siç pritet, kjo llogari poston ekskluzivisht përmbajtje të gjeneruara me AI.