Kjo kërcyese në plazh nuk është drejtoresha e spitalit të Sarandës

16

Pretendimi: Kjo video tregon drejtoreshën e Spitalit të Sarandës duke festuar në plazh

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shqipfolëse pretendon se tregon drejtoreshën e Spitalit të Sarandës duke kërcyer në plazh.

Megjithatë, gruaja në video nuk është drejtoresha e Spitalit Bashkiak të Sarandës. Në vitin 2021, Dr. Arjan Kalcuni u emërua drejtor i Spitalit të Sarandës “Petro Nako.” Kolegët e Sarandaweb konfirmuan për Faktoje se dr. Kalcuni e mban ende këtë post.

Dr. Arjan Kalcuni, Dejtor i Spitalit të Sarandës

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme qarkullon që më parë në rrjet me përshkrimin: “Vajza e Jeff Bezos pikaset duke festuar në Ushaia, Ibiza.” Pamje të të njejtës vajzë qarkullojnë në rrjet me pretendimin se ajo është e bija e pronarit milarder të Amazon, Jeff Bezos.

Megjithatë, edhe ky pretendim është i paprovuar. 

Gruaja në video është një influencere, e cila ka ndryshuar emrin e saj në “Emily Bezos” në TikTok dhe bën postime sikur të ishte e bija e Jeff Bezos.

Edhe video e cila pretendon se është një “pikasje” rastësore e bijës së Bezos, është botuar fillimsht në TikTok dhe Instagram nga vetë llogaria e saj.

Llogaria në platformën e përmbajtjeve për të rritur Only Fans që lidhet në Instagramin e influenceres mban emrin Ema Santi. I njejti emër është i lidhur me një numër llogarish nëpër rrjete të ndryshme sociale, ku e njejta influncere poston video në gjermanisht.

disa video ku ajo shfaqet me të njejtën veshje si në videot e mësipërme, në këtë llogari, ajo përshkruhet si e bija e kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Me gjasa, kjo është një taktikë për të tërhequr sa më shumë vëmendje, ndjekës dhe abonentë me pagesë për përmbajtjen që ajo prodhon.