Papa nuk ka mbështetur ende Revolucionin Flamingo në Shqipëri

7

Pretendimi: Vatikani ka “goditur” kryeministrin shqiptar Edi Rama me fjalët e Papës rreth protestave te Revolucionit Flamingo

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————————

rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon lajmi se Vatikani ka “goditur” kryeministrin shqiptar Edi Rama me fjalët e Papës rreth protestave te Revolucionit Flamingo. Papa citohet të ketë thënë: “Ka ardhur dita që të…” ndërkohë që lexuesit ftohen të klikojnë lidhjen në komente për të mësuar më shumë.

Megjthëse postimet e mësipërme japin përshtypjen se vetë Papa ka folur mbi protestat në Tiranë, në të vërtetë, në tesktin e referuar në komente sqarohet se bëhet fjalë për një artikull mbi protestat që është botuar nga Vatican News, portali zyrtar i lajmeve i Selisë së Shenjtë, më 25 korrik 2026.

Citati i pretenduar i Papës nuk shfaqet as në artikullin në shqip, as në atë të Vatican News.

Megjithatë, as raportimi i Vatican News nuk përdor fjalët e Papës për të “goditur” Ramën. Ai raporton mbi shqetësimet e peshkopëve shqiptarë lidhur me zhvillimet në vend dhe citon deklaratën e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë mbi protestat. 

Është kjo deklaratë që citon një letër të Papë Françeskut, i ndarë nga jeta një vit para nisjes së protestave në Shqipëri, ku ai ka shkruar: “Parashikimi i impaktit ambiental të sipërmarrjeve dhe të projekteve kërkon procese politike transparente dhe që i nënshtrohen dialogut, ndërsa korrupsioni, që fsheh impaktin e vërtetë ambiental të një projekti, në këmbim të favoreve, shpesh çon drejt marrëveshjeve të paqarta që i ikin detyrimit për të informuar dhe një debati të thelluar.”