E manipuluar kjo shfaqje në dy stadiume të ndryshme e presidentit të FIFA

8

Pretendimi: Kreu i FIFA, Gianni Infantino u shfaq në ekran në dy ndeshje që u zhvilluan në dy stadiume të ndryshme në të njejtin orar 

Verdikti: E pavërtetë, Imazh i modifikuar

———————————————————————-

Postime në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendojnë se presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ndoqi dy ndeshje të Kupës së Botës 2026, të cilat po luheshin njëkohësisht në qytete të ndryshme, më 25 qershor. Pretendimi, që nxit komentuesit të hedhin dyshime për trukime të FIFA-s, shoqërohet me foto që duket se tregojnë Infantino në tribunën VIP në të dy stadiumet.

Foto e parë duket se tregon ndeshjen Ekuador-Gjermani dhe e dyta, ndeshjen Curaçao-Bregu i Fildishtë. Ndeshjet Ekuador-Gjermani dhe Kuraçao-Bregu i Fildishtë, filluan në orën 22:00 sipas kohës shqiptare më 25 qershor. E para u luajt në stadiumin New York/New Jersey, dhe e dyta në Philadelphia

Megjithatë, presidenti i FIFA-s nuk mori pjesë në të dyja ndeshjet. 

Ai u pa vetëm në tribunën e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Kuraçao. Kjo fotografi nga agjencia e lajmeve EFE tregon Infantinon në tribunë, të shoqëruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë dhe Kryeministri i Kuraçaos.

Imazhi që e vendos Infantinon në ndeshjen Ekuador-Gjermani është manipuluar. 

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi që pretendohet se tregon Infantinon në ndeshjen Ekuador-Gjermani, më 25 qershor, qarkullon në rrjet që në 16 qershor.

Imazhi origjinal tregon se Infantino ishte në ndeshjen mes Iranit dhe Zelandës së Re, që u mbajt më 15 qershor.

Imazhi i modifikuar (sipër) dhe imazhi origjinal i 15 qershorit (poshtë)