Home Fake news Dezinformimi në kohë krizash Loja LEGO me Gazën e shkatërruar nga bombardimet nuk është e vërtetë

Loja LEGO me Gazën e shkatërruar nga bombardimet nuk është e vërtetë

0
Loja LEGO me Gazën e shkatërruar nga bombardimet nuk është e vërtetë

Kompania e lodrave Lego nuk ka një produkt me qytetin e shkatërruar të Gazës. Imazhi që po qarkullon në rrjet është një manipulim satirik.

——————————————–

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon imazhi i një kutie lodrash formuese të prodhuar nga kompania e lodrave Lego, ‘bazuar’ mbi shkatërrimin e Gazës gjatë bombardimeve izraelite. Ajo po shpërndahet në rrjet si “një produkt i Lego-s”. Foto shoqërohet edhe me tekstin në anglisht si “dhurata e këtij viti për festën e Hanuka”, e njohur si festa tradicionale hebraike, ku shkëmbehen dhurata mes familjarëve.

Abonohu në newsletter

Merr lajmet më të fundit direkt në email.

Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Tineye, Faktoje zbuloi, siç pritej, se imazhi i mësipërm nuk tregon një produkt të vërtetë të Lego.

Duket se imazhi origjinal i përket produktit të vërtetë të Lego, LEGO 7895 Switching Tracks.

Imazhi origjinal i lodrës së Lego, e cila nuk ka lidhje me Gazën

Duket se imazhi origjinal është manipuluar për të nënvizuar shaktërrimin që Gaza ka pësuar nën bombardimet izraelite prej 7 tetorit 2023.

Deri më tani, bombardimet izraelite kanë vrarë mbi 15 mijë persona, mbi 6 mijë prej të cilëve fëmijë, dhe 4 mijë gra.