Prej 48 orësh situata në veri të Kosovës është tensionuar edhe më shumë për shkak të ngjarjes ku u përfshinë 3 oficerë kufitarë të policisë së Kosovës. Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është se, tre efektivët u rrëmbyen në një territor të Republikës së Kosovës nga forcat speciale serbe, duke provokuar dhe nxitur edhe më shumë tensionet.  Nga ana tjetër Beogradi e cilëson ndalimin tre oficerëve, si arrestim brenda territorit serb. Për këta të fundit Gjykata e Krelevës ka dhënë masën e paraburgimit, ndërsa vepra penale e dyshuar është ajo e posedimi i paligjshëm të armëve. Misionin paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë ende nuk ka dalë më një përfundim për vendodhje e tre efektivëve.

Si nisi 14 qershor 2023

  • mediat serbe u botuan disa fotografi që tregonin tre oficerë nga “forca speciale të Kosovës” të shtrirë në tokë me duar të lidhura, dhe një video që tregonte shoqërimin e tre oficerëve nga forcat serbe. Sipas këtyre mediave, policët kosovarë ishin kapur “në territorin qendror të Serbisë”.
  • Policia e Kosovës njoftoi se tre oficerë patrullues të kufirit verior të vendit dyshohet se ishin rrëmbyer nga “forcat serbe.” Sipas këtij njoftimi, oficerët ishin rrëmbyer nga vendi i quajtur Tresave/Bare në komunën e Leposaviqit, “thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës,” ku ata po patrullonin për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve për kalim ilegal dhe kontrabandë.
  • Në të njëjtën kohë, Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla njoftoi rrëmbimin e 3 oficerëve, duke deklaruar se Serbia “ka hyrë në territorin e Kosovës.” Ai deklaroi “pa asnjë dyshim” se oficerët kanë qenë “të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.”
  • Kryeministri kosovar Albin Kurti, në njoftimin e tij, ripohoi se oficerët ishin rrëmbyer nga territori i Kosovës nga “ushtria e Serbisë”. Kurti e quajti këtë rrëmbim “hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.”

Burimi: Radio Evropa e Lirë

  • Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkovic tha në një konferencë për shtyp se tre oficerët “u arrestuan në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica në afërsi të Rashkës.”
  • Petkovic gjithashtu tha se policia serbe “qartazi i kishte ndaluar qëllimet e [tre oficerëve] për të kryer një akt të rrezikshëm kriminal,” duke shtuar se hetimet do të përcaktojnë cili është krimi. 
  • Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe Zeljko Brkic tha për mediat se policët e Kosovës kishin ardhur në vendkalimin alternativë Tresavë me makinë zyrtare, të cilën më pas e kishin lënë atje, dhe kishin vazhduar në këmbë përgjatë rrugës Orahovë-Gnjillicë, ku dhe janë arrestuar nga forcat serbe.
  • Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se policia serbe i arrestoi tre oficerët 1.8 km larg kufirit të Kosovës.
  • Misioni paqeruajtës i NATO, KFOR njoftoi se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje dhe “është në kontakt me autoritetet serbe për të pranuar informacion zyrtar lidhur me atë që ndodhi.”
  • Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano tha se BE po e trajtonte çështjen si urgjente dhe ishte në kontakt me të dyja palët për të përcaktuar çfarë kishte ndodhur saktësisht.
  • Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi në Twitter se ishte ende në pritje të fjalës së KFOR i cili po heton rastin.

Një ditë më pas15 qershor 2023

  • Në një deklaratë, KFOR tha se “nuk ishte në atë zonë kur tre oficerët e policisë kosovare u arrestuan nga policia serbe.”
  • Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matthew Miller kërkoi “lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan.”
  • Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se BE ishte ende duke u përpjekur të kuptonte ç’kishte ndodhur saktësisht. Ai e cilësoi situatën si krizë, dhe shtoi se do t’i ftonte të dyja palët për “një takim për menaxhimin e krizave” javën e ardhshme në Bruksel.
  • Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon tha se Serbia, si shtet që synon anëtarësim në BE, duhet të respektojë ligjin dhe marrëveshjet ndërkëombëtare e të lirojë oficerët e policisë sa më shpejt.
  • Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dënoi “rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe”  dhe i bëri thirrje autoriteteve serbe për lirimin e oficerëve.
  • Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në Twitter se “pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen” oficerët duhet të lirohen sa më parë.

Pas 48 orësh16 qershor 2023

  • Mbretëria e Bashkuar bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të ndaluar në 14 qershor.”
  • Gjermania kërkoi “lirimin pa kushte të tre policëve kosovarë të ndaluar.”
  • Tre oficerët u morën në pyetje në Prokurorinë e Kralevës, qytet në jug të Serbisë.
  • Gjykata e Kralevës vendosi masën e paraburgimit për tre oficerët. Vepra penale të cilën ata dyshohet, nga autoritetet serbe, se kanë kryer është posedimi i paligjshëm i armëve.
  • I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se SHBA dhe KFOR po presin përfundimin e hetimeve për të kuptuar policia e cilit vend ka kaluar kufirin. Ndërkohë, tha ai, policët “duhet të lirohen pa asnjë kusht”.