Klima politike, në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e shkuara lokale, solli jo vetëm debate të forta politike dhe ligjore por nuk lejoi zhvillimin e një fushate “normale” me premtime dhe plaftorma të qarta zhvillimi për bashkitë.
Faktoje e mbeshtetur nga National Endowment for Democracy (NED), gjatë këtij viti do të monitorojë premtimet dhe deklaratat publike të 10 kryebashkiakëve. Por jo vetem kaq! Mungesa e opozitës në këshillat bashkiakë, kërkon më tepër transparencë në vendimarrjet e këtij këshilli dhe kreut të saj që është përgjegjës për çdo vendim.
Ekipi i Faktojes në bashkëpunim të ngushtë me dhjetra gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile do të verifikojnë përmes nje metodologjie profesionale 40 premtime dhe deklarata të kryetarëve të bashkive.
Faktoje ka nisur punën në Bashkitë e përzgjedhura të cilat janë: Shkodra, Lezha, Kukësi, Elbasani, Belshi, Korça, Pusteci, Vlora, Fieri dhe Patosi.
Takimet me gazetarët në rrethe
Faktoje, në bashkëpunim të ngushtë me gazetarët lokalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kane identifikuar premtimet dhe deklaratat e kryebashkiakeve, realizimi i te cilave është jetik për një pjesë të madhe të qytetareve, te cilët përballen ende me mungesën e furnizimit me uje, apo më rruge të dëmtuara e mungese të transportit publik.
Takimi në Korçë
Takimi në Elbasan
Takimi në Shkodër
Takimi në Kukës
Takimi në Vlorë
Takimi në Lezhë
Monitorimi i këshillave bashkiakë
Një nga pikat e rëndësishme të projektit që Faktoje po zbaton është monitorimi i këshillave bashkiakë të cilat përbëhen nga një forcë politike, e ku transparenca në çdo vendimarrje është shumë e rëndësishme.