Një deklaratë e presidentit të SHBA-ve Joe Biden, lidhur me zjarrin vdekjeprurës që përfshiu Hawain verën e këtij viti, rezulton e nxjerrë nga konteksti. Biden konfirmoi se zyrtarët e emergjencave ndodheshin në Hawai para rënies së zjarrit, por kjo për shkak të një conference vjetore të parashikuar në ishull.

Përdoruesit e mediave sociale po vazhdojnë të përhapin pretendime të pabaza se zjarri më vdekjeprurës që përfshiu Hawain këtë verë u ndez qëllimisht nga qeveria.

Shumë prej tyre po citojnë si provë të supozuar një video të vërrejtjeve që presidenti amerikan Joe Biden ka bërë pas ngjarjes, në të cilën ai vuri në dukje se Bob Fenton, një zyrtar i FEMA-s që drejton përpjekjet e rimëkëmbjes në Maui për qeverinë federale, ishte në Hawai përpara se të shpërthyenin zjarret.

“A e konfirmoi Joe Biden vetëm se zjarret e Lahaina ishin të planifikuara për të ‘ndërtuar më mirë’?” Një përdorues i Facebook-ut shkroi në një postim, duke iu referuar planit gjithëpërfshirës të shpenzimeve të brendshme të Bidenit që ngeci në Kongres. 

Një tjetër përdorues i facebook nga Shqipëria, shkruan në profilin e tij: “Si ka mundësi që e kishin nis Bobin në Hawai me detyrën e menaxherit të emergjencës dhe të rekuperimeve afatgjate të dëmtimeve, para se të “shpërthenin” zjarret?”

Verifikimet tregojnë se është e vërtetë që Biden përmendi se Fenton ishte në Haëaii ndërsa dha një përditësim mbi përpjekjet e qeverisë federale për rimëkëmbjen në Maui.

“Për këtë qëllim, kur isha në ishull javën e kaluar, emërova Bob Fenton, një nga menaxherët kryesorë të urgjencës në vend – dhe dua të them këtë; kjo nuk është hiperbolë – i cili ka qenë në terren në Haëaii që para shpërthimit të zjarreve – si Kryekoordinatori ynë Federal i Reagimit për të udhëhequr rimëkëmbjen tonë afatgjatë në Maui”, tha presidenti Biden, sipas transkriptit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Por zyrtarët në administratën Biden thanë se deklarata e presidentit nuk kishte asgjë të pazakonshme.

Sipas Jeremy Edwards, zëdhënësi i agjencisë FEMA, zoti Fenton ndodhi të ishte në Honolulu për Takimin e Partneritetit të Paqësorit, një mbledhje vjetore e organizuar nga FEMA për të diskutuar reagimin ndaj fatkeqësive, rimëkëmbjen, zbutjen dhe përpjekjet e tjera të lidhura me zyrtarët shtetërorë, lokalë dhe të territorit.

Zoti Fenton ka shërbyer si administrator i Rajonit 9, i cili mbulon Haëaiin si dhe shtetet apo territoret e tjera perëndimore, që nga viti 2015. Biden e emëroi atë kryekoordinator të reagimit federal për Maui më 21 gusht.

Takimi i Partneritetit të Paqësorit të këtij viti ishte menduar të zhvillohej nga 8 deri më 10 gusht në Alohilani Resort në Waikiki Beach, sipas një axhende të siguruar nga FEMA.

Mbledhja tre-ditore përfshiu një numër bisedimesh mbi logjistikën, menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe ndihmën e ndërsjellë emergjente. Një diskutim u fokusua gjithashtu në mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira nga reagimi fillestar i FEMA-s dhe operacionet e vazhdueshme pas tajfunit Mawar, i cili goditi territorin amerikan të Guam në fund të majit.