.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookYuri Kim nuk paralajmëroi arrestimin e Berishës dhe Metës në një ditë

Yuri Kim nuk paralajmëroi arrestimin e Berishës dhe Metës në një ditë

Një lajm i rremë dhe i ricikluar nga media e shkruar Pamfleti.net ka gjetur vëmendje tek lexuesit për shkak të titullit të bujshëm që njofton “Mesazhi i Yuri Kim, Berisha e Meta do arrestohen në një ditë”. “Faktoje” vërtetoi se pretendimi është ngritur nga një opinion i një gazetari dhe nuk është i lidhur me ndonjë deklaratë apo zhvillim nga ambasada e SHBA.

Jona Plumbi

Një editorial i shkruar nga Sokol Pepushaj në korrik të vitit 2021 është përdorur dhe ripërdorur nga Pamfleti.com për të mbledhur klikime duke përhapur dizinformim tek lexuesit. “Mesazhi i Yuri Kim, Berisha e Meta do arrestohen në një ditë”, shkruan titulli i një videoje të publikuar në 1 Janar 2023 nga ky portal në rrjetin social Facebook.

Në sekondat e para të videos dëgjohet të thuhet shumë shkurt: shkruar nga Sokol Pepushaj. Kjo na çoi të mendojmë se në fakt, pretendimi i ngritur nuk është mesazh i ambasadores Yuri Kim, por është një opinion i shprehur nga Sokol Pepushaj mbi bindjet e tij personale.

Me një kërkim të thjeshtë në rrjet, zbulohet se pretendimi vjen nga një opinion i gazetarit Sokol Pepushaj, publikuar në korrik të 2021-shit, pikërisht për Pamfleti.net, mendim i cili nuk bazohet mbi ndonjë mesazh konkret të ambasadores Yuri Kim. Metoda e përdorur nga portali, është ajo e nxjerrjes nga konteksti i një mendimi personal të dikujt që komenton zhvillimet politike duke e lajmëruar si një zhvillim konkret apo deklaratë publike të vetë ambasadores amerikane.

Ky artikull është publikuar plot shtatë herë prej datës 13 korrik 2021 në profile të ndryshme të Pamfletit në rrjetin social Facebook, siç zbulohet nga motori i kërkimit “CroudTangle”.

Mesa duket, në ditën e parë të vitit, kur lajmet janë më të vakëta, informacioni  është zgjedhur të shpërndahet përsëri, duke marrë vetëm në 24 orët e para më shumë se 1200 reagime nga lexuesit, të cilat janë dhe arësyeja e vërtetë e publikimit të këtyre artikujve në portale. Lajme të pavërteta dhe të ricikluara përgjatë një viti e gjysmë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit me informacione të gënjeshtërta, për të mbledhur sa më shumë klikime.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img