ANDI BORA
“Ka më shumë të paraburgosur se sa të burgosur”. Kështu deklaroi ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, më datë 28 Maj, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan.
Për të verifikuar këto të dhëna, verifikim të cilin e kërkoi edhe vetë ish-ministri gjatë emisionit, “Faktoje” i dërgoi një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e cila sugjeroi të përdoreshin të dhënat statistikore të botuara në faqen zyrtare të këtij institucioni.
Sipas të dhënave të botuara që i përkasin muajit prill 2018, numri i të dënuarve është 3163 persona, ndërsa numri i të paraburgosurve është 2353.
Duke ballafaquar të dhënat e mësipërme, qartësisht të lexueshme edhe në grafikët e sipërtreguar, deklarata e Ylli Manjanit, rezulton të jetë GËNJESHTËR.