BallinaFaktometerE PavërtetëKërpaçi: Shqipëria vendi i parë në Europë për tarifat më të larta të studimeve master

Kërpaçi: Shqipëria vendi i parë në Europë për tarifat më të larta të studimeve master

INVA HASANALIAJ

Reforma në arsimin e lartë, së bashku me ndryshimet e reja në ligj solli debate të shumta. Kryesisht ishin studentët të cilët, përmes protestave kundërshtuan vendosjen e tarifave të reja të studimit veçanërisht ato të nivelit master.

Zërat kritikë u shtuan jo vetëm në radhët e akademikëve por edhe gjithashtu edhe në radhët e opozitës, e cila jo vetëm u bashkua me studentët por nuk nguroi të kundërshtonte  në çdo seancë parlamentare projekt-ligjin mbi reformën e arsimit të lartë.

Edhe pas implementimit të ligjit të ri zërat opozitarë nuk munguan, ndër të cilët përmendim edhe atë të deputetes Floida Kërpaçi.

Përmes një interviste televizive në “InTv” deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Shqipëria është vendi i parë në Europë për tarifat më të larta të programit të masterit.

Kur flasim për Shqipërinë, vendi ynë mund të themi në Europë, është vendi i parë për tarifat më të larta, tarifa e masterit shkon deri në dy milion lekë”- tha Kërpaçi

Pas kësaj deklarate “Faktoje” vendosi të informohet dhe të krahasojë tarifat e të gjitha programeve master të çdo universiteti publik në Shqipëri me ato të disa vendeve Europiane.

Edhe pse kontaktuam me shumë prej universiteteve të vendeve Europiane, përgjigje mundëm të merrnim nga disa prej tyre. Kjo për shkak edhe të politikave të brendëshme që kanë në lidhje me informacionet që jepen për pagesat e tarifave.

Përkatësisht universitetet të cilat na informuan mbi tarifat e programeve master janë:

 

1)Univpm Università Politecnica delle Marche

1,200 euro

2) Università degli Studi di Firenze

2,650 euro

3) Københavns Universitet – University of Copenhagen

20.000 euro

4) ) Aalto University

15,000 euro

5) Rheinische Friedrich-Ëilhelms-Universität Bonn

580 euro

6) ) Kühne Logistics University KLU

11,650 euro

7) Università degli Studi di Brescia

357 euro

Nga ana tjetër hapi i radhës që ndërmori “Faktoje” ishte informimi mbi tarifat e programeve master në të gjitha universitetet shtetërore të Shqipërisë.

Në bazë të të dhënave që morëm  nga komunikimi me universitetet rezultoi se, tarifat më të larta të programit master ishin ato të Universitetit të Sporteve dhe Universiteti i Arteve. Përkatësisht shuma që duhej të paguante një student për programin “Shkenca sociale” në Univeristetin e Sporteve është 315,000 mijë lekë ndërsa  në Universitetin e Arteve tarifa më e lartë arrin shifrën 210,000 mijë lekë përkatësisht për 28 programe studimi.

Tabela grafike e mëposhtme na jep një krahasim midis tarifave të universiteteve europiane dhe atyre shqiptare. Megjithatë duke marrë parasysh nivelin e jetesës së qytetarëve shqiptar tarifat e vendosura në vendin tonë konsiderohen relativisht të larta.

Nisur nga deklarata e dhënë nga deputetja Floida Kërpaçi dhe të dhënat e grumbulluara nga “Faktoje” rezultoi se, Shqipëria nuk mban vendin e parë në Europë për tarifat më të larta të programeve master. Kështu, deklarata e dhënë nga deputeja Floida Kërpaçi kategorizohet si GËNJESHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img