BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëArben Ahmetaj: Papunësia në 2017-ën, në nivelet më të ulëta historike në 10 vitet e fundit

Arben Ahmetaj: Papunësia në 2017-ën, në nivelet më të ulëta historike në 10 vitet e fundit

ANDI BORA

“Papunësia në vitin 2017 është në nivelet më të ulëta historike në 10 vitet e fundit”. Kjo ishte një pjesë e deklaratës së Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë lançimit të projektit SALSAT, më datë 15 maj.

Sipas të dhënave për papunësinë që “Faktoje” disponon, të marra nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, rezulton se gjatë kësaj dekade, 2017 renditet e pesta në radhë me nivelin më të ulët të papunësisë.

Bazuar në këtë deklaratë, mund të themi që kjo deklaratë është GJYSMË E VËRTETË, pasi sipas radhës, përpara viti 2017, listohen edhe katër vite të tjera të cilat kanë një nivel më të ulët të papunësisë.

Niveli më i ulët historik gjatë këtij 10-vjeçari është shënuar në vitin 2012, ndërsa më i larti është ai i vitit 2015.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img