.

.

BallinaFaktometerE vërtetëXhaçka: Shqipëria do të rrisë me 60% prezencën e trupave të saj në Afganistan

Xhaçka: Shqipëria do të rrisë me 60% prezencën e trupave të saj në Afganistan

INVA HASANALIAJ

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë një vizite në Kabul, bëri me dije se Shqipëria do të rriste me 60% prezencën e trupave të saj në Afganistan gjatë vitit 2018.

“Vendimi për zgjerimin e trupave në Kabul dhe Herat është përgjigjja jonë në emër të partneritetit strategjik me SHBA, ashtu sikundër kemi mbështetur strategjinë e qeverisë amerikane në Azinë Juglindore”, – tha ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Aktualisht FARSH janë të angazhuar me një personel prej 83 trupash në Afganistan, përkatësisht në Kabul, Herat apo Mazar-i-Sharif. Kujtojmë se në vitin 2016 Forcat e Armatosura nisën në operacionin e NATO-s në Afganistan një kontigjent prej 40 ushtarakësh.

“Faktohe”, kërkoi të informohej nëse, kjo deklaratë ka qenë në kuadrin e një premtimi, dhe nëse buxheti e mbulon financiarisht një gjë të tillë. Për këtë i drejtuam një kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në përgjigjen e saj Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm në MM shpjegon se në vitin 2018 ky numër parashikohet te rritet me 60%, rreth 52 vetë. Pra në vitin 2018 do jenë prezentë në total 135 vetë.

“Forcat e Armatosura të Republikës se Shqipërisë vijojnë kontributin në mision në Afganistan. Në vitin 2018 ky numër parashikohet të rritet me 60%, rreth 52 vetë, pra në vitin 2018 do jenë prezent në total 135 vete”- shkruhet në përgjigjjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Prezenca aktuale dhe shtesa janë të mbuluar me buxhetin përkatës. Në një tjetër komunikim Ministria bën me dije se, draft buxheti i planifikuar për vitin 2018 për shpenzimet e misioneve dhe të ushtarakëve që shërbejnë në shtabet e NATO-s është në shumën 990,225,000 lekë.

Në përfundim të kërkimeve të bëra nga “Faktoje” rezulton se deklarata e bërë nga ministrja Xhaçka është e vërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img