.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVula e PD nuk vendoset nga Apeli më 17 janar

Vula e PD nuk vendoset nga Apeli më 17 janar

Procesi i fundit gjyqësor në Gjykatën e Apelit nuk do të zgjidhë konfliktin e hapur për vulën dhe logon zyrtare mes grupimeve të Partisë Demokratike. “Faktoje” sqaron përse artikujt që njoftojnë një zgjidhje të shpejtë për debatin në javët e para të janarit, përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore, janë të pasaktë.

Nevila Gjata

Sa kohë që gjykata nuk ka folur me një vendim të formës së prerë, në kampin politik të PD-së vijon një debat se kujt do t’i përkasin logo dhe vula zyrtare në zgjedhjet e ardhshme vendore. E sigurt është se ky debat nuk do të zgjidhet as në seancën e Gjykatës së Apelit të lajmëruar në datën 17 janar.

Gjyqi për vulën lë pa gjumë Berishën, thërret Këshillin Kombëtar ditën kur pritet të vendoset për fatin e PD”, titullohet artikulli i portalit Pamfleti, i publikuar në 15 dhjetor.

Ndryshe nga sa raporton ky artikull, seanca e radhës e Gjykatës së Apelit, që është shtyrë disa herë kryesisht me kërkesë të palës paditëse, nuk do të vendosë për vulën, por për një tjetër padi që lidhet me bashkimin e dy statuteve të PD-së; ai i 17 korrikut dhe i 18 dhjetorit (viti 2021) të thirrura nga ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

(screenshot e lajmit te publikuar nga pamfleti.net)

“Faktoje” sjell një përmbledhje të ecurisë së deritashme të kësaj padie, të sqaruar edhe në një verifikim të mëparshëm.

Në fillim të nëntorit të këtij viti Gjykata e Apelit njoftoi se do të shqyrtojë ankimin nga pala e PD ndaj një vendimi të marrë në datën 18 mars të po këtij viti.

Në këtë datë, gjyqtarja Blerina Muça pranoi kërkesën e bërë nga Gazmend Bardhi për njohjen e ndryshimeve në statutin e PD të zhvilluar në 17 korrik 2021.

Ky vendim u ankimua më pas nga vetë z.Bardhi (më tej përmes përfaqësuesit Indrit Sefa) që kërkoi ose prishjen e vendimit dhe shqyrtimin nga e para të padisë ose bashkëngjitjen e statutit me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Kjo do të thotë se Gjykata e Apelit do të vendosë ose shqyrtimin nga e para të padisë (me tjetër trupë gjykuese) ose bashkimin e dy statuteve të Kuvendeve të organizuara nga Basha dhe nuk bëhet fjalë për një përballje gjyqësore mes grupimeve rivale të demokratëve.

Për t’u theksuar gjithashtu se në gjykatën e Apelit është paraqitur një ankesë ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e statutit, vulës dhe siglës së re, të miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, thirrur nga Sali Berisha. Për këtë çështje nuk ka nisur ende shqyrtimi nga gjykata e Apelit, pavarësisht se afati për regjistrimin e partive garuese në zgjedhjet e ardhshme vendore është duke u afruar.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img