BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVlerësimet e liderëve botërorë për Ramën janë një video satirike

Vlerësimet e liderëve botërorë për Ramën janë një video satirike

Një video satirike, ku prezantohet një përmbledhje e vlerësimeve të shumë udhëheqësve botërorë për kryeministrin Edi Rama, ka mbledhur me mijëra komente e pëlqime nga lexuesit e faqes Zani Veriut. Duke mos e shoqëruar këtë video me shpjegimin e duhur, autorët e postimit kanë krijuar një situatë jo reale.

Një video ku protagonist është kryeministri Edi Rama, është shpërndarë më 11 tetor nga profili në Facebook “Zani Veriut”, një faqe që ka në përmbajtje të saj një hapësirë të gjerë për postimet dhe aktivitetet publike të kryeministrit Rama.

Degjoni ç’fare thone te Huajt per Edi Ramen”, njofton titulli që i videos me imazhe të ndryshme të kryeministrit, që shoqërohen me një përmbledhje të citimeve të dhjetëra liderëve botërorë, që nga presidenti amerikan Joe Biden, “cari” rus Vladimir Putin, këshilluesi dhe mendimtari Henry Kissinger e shumë emra të tjerë të mëdhenj. Të gjithë vënë në dukje cilësitë dhe veprat e pashoqe të Ramës, edhe pse ndonjëri prej tyre, nuk ka patur rastin ta njohë kreun e qeverisë të një vendi të vogël, si Shqipëria.

Screenshot faqja e Facebook Zani Veriut

Pavarësisht talentit të autorëve të kësaj videoje, duket se notat e sarkazmës dhe ironisë nuk janë kuptuar nga të gjithë lexuesit e faqes, shumë prej të cilëve kanë nxituar që të shprehur në komentet e tyre vlerësimin apo revoltën për kryeministrin.

I madhi kryeministër që vlerësohet nga të gjithë liderët botërore”, shkruan një komentues. Komentuesë të tjerë shprehen: “Historia na jep mësimin e hidhur: kur të huajt na kane lavdëruar një politikan shqiptar, politika e këtij shqiptari ka dëmtuar interesat e kombit shqiptar”. Mes shumë që e  vlerësojnë dhe të tjerëve që shprehin indinjatën, video ka arritur të marrë më shumë se 250 mijë shikime.

Në rastin më të mirë, portali nuk ka sqaruar që bëhet fjalë për një video satirike, duke shkruar se ky është mendimi i të huajve për kryeministrin shqiptar, por sigurisht që autorët ia kanë arritur qëllimit që të marrin mijëra reagime, shikime dhe komente.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img