.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVladimir Putin rizgjidhet prej dekadash, por jo në mandatin e gjashtë presidencial

Vladimir Putin rizgjidhet prej dekadash, por jo në mandatin e gjashtë presidencial

Vladimir Putin mori një mandat të 5-të si President i Rusisë dhe jo mandatin e 6-të, siç pretendohet në shkrime të shpërndara në mediat online në vendin tonë. Kohëzgjatja e mandatit të shefit të Kremlinit është 6 vite dhe së paku deri në vitin 2030 ai do të jetë në pushtet.

Zgjedhjet e mbajtura në Rusi u pasqyruan edhe në mediat në vendin tonë. Në disa prej portaleve pretendohej se shefi i Kremlinit po garonte për mandatin e tij të 6-të.

Putin drejt mandatit të 6? Rusët vijojnë votimin për zgjedhjet presidenciale”-shkruajnë portalet.

Artikulli i publikuar nga portali “Vox News

Zhvillimet mbi zgjedhjet në Rusi janë raportuar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare, por ndryshe nga çfarë çpretendohet në portalet në vendin tonë, BBC raporton se ky është mandati I 5-të i Vladimir Putin.

“Kremlini siguroi që Vladimir Putin të mos kishte kundërshtar të fortë, kështu që ishte gjithmonë e sigurt se ai do të siguronte një mandat të 5-të me shumicë votash.

Ishte në një ceremoni madhështore të ndarjes së çmimeve ushtarake dhjetorin e kaluar, kur Vladimir Putin, 71 vjeç, i tha publikut rus se do të kandidonte përsëri për president.

Udhëheqësi 24-vjeçar i Rusisë sapo kishte ndarë nderimet kryesore për ushtarët që kishin marrë pjesë në ‘operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë”, shkruan BBC.

CNN raporton se pas 99.68 për qind të votave të numëruara, Putin thuhet se ka fituar 87.32 për qind të votave, shifër rekord pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Rezultati tregon se Putini do të sundojë të paktën deri në vitin 2030, kur ai do të jetë 77 vjeç. Pra, kohëzgjatja e mandatit të tij është 6 vjeçar, por ai garon për një mandat të 5-të si President.

Si udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga diktatori sovjetik, Joseph Stalin, ai do të sigurojë një dekadë të tretë të plotë në sundim.

Pas daljes së rezultateve, Putin falënderoi vullnetarët dhe foli para gazetarëve: “Të gjitha planet që kemi krijuar për të zhvilluar Rusinë sigurisht që do të realizohen. Ne kemi dalë me plane madhështore dhe do të bëjmë gjithçka për t’i realizuar ato”.

Më tej ai shtoi: “Po arrijmë qëllimet e operacionit special [në Ukrainë] dhe po forcojmë kapacitetin tonë të mbrojtjes dhe forcat e armatosura”.

Zgjedhjet e mbajtura më 15-17 mars janë të parat për Putinin që prej nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022, e cila ka lënë të vrarë mijëra shtetas rusë, ua ka vështirësuar jetën dhjetëra-mijërave të tjerëve dhe i ka shkëputur gati krejtësisht lidhjet me Perëndimin.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img