Përdoruesit në rrjete sociale kanë ricikluar një video të vitit 2022 të liderit të Burkina Faso, Ibrahim Traore, duke pretenduar se pamjet e saj janë momente nga kthimi i tij pas samitit Rusi-Afrikë në korrik të këtij viti.
Një video e presidentit të përkohshëm të Burkina Fasos, Ibrahim Traore, duke përshëndetur njerëzit teksa automjeti i tij kalon nëpër një turmë në tetor 2022, është shpërndarë në rrjete sociale nga përdorues të shumtë me pretendimin se Traore u mirëprit pas kthimit nga samiti Rusi-Afrikë i mbajtur në Shën Petersburg në korrik 2023.
“Presidenti i Burkina Fasos, kapiteni Ibrahim Traore, u prit si një hero në kthimin e tij nga Rusia. Lufta Çlirimtare!”, thuhet në një postim në Facebook duke shpërndarë videon më 2 gusht.
E njëjta video është shpërndarë edhe nga një profil shqiptar në rrjetin social facebook. video e Investiguesit Shkrimor ka këtë mbishkrim : ‘Burka Faso ka deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë dhe ndërpret marrëdhëniet me Francën.’
Kolegët tanë të verifikimit të fakteve në Reuters kanë verifikuar se video e shpërndarë masivisht në rrjete sociale nuk tregon kthimin e liderit të Burkina Faso nga samiti Rusi-Afrikë 2023.
Ajo është xhiruar në tetor të 2022. Kapiteni i ushtrisë Traore u emërua presidenti kalimtar i vendit më 14 tetor, dy javë pasi ai mori pushtetin në grushtin e dytë të shtetit të Burkina Faso-s në vitin 2022, raporton Reuters.
Dhe klipi që po qarkullon në rrjete sociale mund të gjurmohet në tetor të këtij viti kur u ngarkua në kanalin YouTube të AFP-së me titullin: “Kapiteni ushtarak i Burkina Faso parakalon në Ouagadougou” (minuta 0:11). Tubimi i Traores atë ditë u raportua edhe nga Reuters.
Ndërkohë që samiti dy-ditor Rusi-Afrikë u mbajt më 27 dhe 28 korrik të këtij viti. Dhe këto fotografi dëshmojnë Traoren të pranishëm në samit.