Video e shembjes së një xhamie po qarkullon në internet si të jetë e lidhur me konfliktin e tanishëm në Gaza. Verifikimi i Faktoje zbuloi se video është të paktën 7 vite e vjetër.

——————————————

Një video që tregon shpërthimin e një xhamie po shpërndahet në rrjete sociale me pretendimin se tregon një ngjarje nga përshkallëzimi i konfliktit në Gaza pas 7 tetorit 2023.

Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se video e mësipërme është postuar në Youtube që në vitin 2016.

Edhe pse nuk jemi në gjendje të verifikojmë në mënyrë të saktë datën dhe vendndodhjen e bombardimit në video, mund të konfirmojmë se ai nuk ka lidhje me konfliktin aktual Izrael-Hamas.

Duhet theksuar se bombardimet izraelite në Gaza kanë shkatërruar 28 xhami që nga 7 tetori.