BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVideo e mësueses që transporton fëmijët pas shkollës keqinterpretohet si provë e trafikut të organeve

Video e mësueses që transporton fëmijët pas shkollës keqinterpretohet si provë e trafikut të organeve

Video e një makine të tejmbushur me fëmijë po shpërndahet në rrjet me pretendimin se shoferi i saj pranoi se fëmijët do të shiteshin për trafikim seksi dhe organesh. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se në të vërtetë aksioni i policisë zbuloi një kundravajtje rrugore të një mësuese që po shpërndante nxënësit në shtëpi me makinën personale.

—————————————

Një video ku tregohet një makinë e tejmbushur me fëmijë po qarkullon në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, shoqëruar me pretendimin se “një shofer musliman u arrestua ndërsa transportonte në mënyrë të dyshimtë 25 fëmijë në Uzbekistan. Në fund, ai pranoi se fëmijët shiteshin për qëllime seksuale dhe korrje organesh.”

Pretendimi për një trafikant fëmijësh, duke i veshur edhe përkatësinë fetare shoferit të makinës, duket se është një lajm i rremë dhe dashakeqas që qarkullon në rrjet. 

Policia e Uzbekistanit ka publikuar një version më të gjatë të videos në Youtube, më 16 shtator 2023.

Titulli i videos së publikuar nga policia nuk përmend trafikim fëmijësh për qëllime seksuale apo marrje organesh.

Sipas përkthimit që Reuters i ka bërë videos së mësipërme: “Pasi policia e trafikut foli me shoferen u kuptua se shoferja po i çonte këta fëmijë nëpër shtepi nga kopshti ku ajo punon. Megjithëse ajo thotë se kjo është hera e parë që po kryente të tillë shkelje rrugore dhe neglizhencë, pyesim veten nëse prindërit e këtyre fëmijëve janë në dijeni të faktit që ata trajtohen kështu. A janë prindërit, të cilët i kanë besuar jo vetëm kujdesin, por edhe jetën e fëmijëve, në dijeni të situatës?”

As raportimet e mediave vendase nuk përmendin në ndonjë moment qëllime trafikimi njerëzor.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img