.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëVeliaj: Po i shërbejmë 25 mijë familjeve në shtëpi

Veliaj: Po i shërbejmë 25 mijë familjeve në shtëpi

Një deklaratë e kryebashkiakut Veliaj se gjatë periudhës së pandemisë u ndihmuan 25mijë  familje vetëm në Tiranë, nxiti “Faktoje”  të verifikojnë vërtetësinë e saj. Nga një përgjigje zyrare e institucionit të bashkisë mësuam se numri I familjeve që u janë dërguar pakot është disa herë më  vogël dhe se me rreth 26 mijë pako ushqimore u ëshë shërbyer disa herë të njëjtave familje.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Periudha e pandemisë së Covid-19 dhe izolimi vuri në vështirësi shumë familje, në veçanti ato më të varfëra. Lidhur me këtë situatë shumë bashki njoftuan se po shpërndanin pako me ndihma, kryesisht ushqimore.

“Ne po i shërbejmë 25 mjë familjeve në shtëpi kur lista përpara pandemisë ishte 4 mijë”

Kjo ishte deklarata që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëri gjatë një interviste televizive në datën 12/05/2020. Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” komunikoi me bashkinë e Tiranës për ta pyetur mbi numrin e familjeve të cilat kanë përfituar nga ky shërbim.

Përgjigjja e bashkisë Tiranë:

Në përgjigjen e Bashkisë Tiranë për periudhën e lartëpërmendur janë asistuar me shërbim për pako ushqimore 2681 familje në nevojë. Më tej po sipas kësaj bashkie, sherbime të ofruara në familje  për periudhën është 27 211 ( një familje është asistuar 3, 4 herë).

Shifrat që vetë bashkia e Tiranës na vuri në dispozicon tregojnë se nuk bëhet fjalë për 25 mijë familje të ndihmuara, por për një numër më të vogël të cilave u është shërbyer disa herë.

Faktoje  ka dërguar përsëri  një  kërkesë për informacion bashkisë Tiranë për të pyetur  mbi  totalin e familjeve, jo vetëm ato në nevojë, që janë shërbyer  gjatë pandemisë.

 

Përgjigjia nga bashkia Tiranë  përkon  me të njëjtën përgjigje që na është kthyer në kërkesën e parë.

Në lidhje me buxhetin e shpenzuar, bashkia na drejtoi tek faqja zyrtare e saj,në seksionin e drejtorisë së buxhetit. Por kur klikuam aty nuk gjetëm informacionin e kërkuar.

“Faktoje” u përpoq të komunikonte gjithashtu me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe e pyeti mbi numrin e familjeve  të varfëra (në nevojë) për qytetin e Tiranës, por ashtu siç është kthyer në ‘traditë’ tashmë  ende nuk kemi një përgjigje.

 

Nisur nga informacionet  që kemi , deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj do ta kategorizojmë Të Pavërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img