BallinaFaktometerE PavërtetëVeliaj: Paga mesatare u rrit nga 58 mijë lekë në 72 mijë lekë në muaj

Veliaj: Paga mesatare u rrit nga 58 mijë lekë në 72 mijë lekë në muaj

Më datë 26 mars kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një postim në faqen e facebook-ut ndër të tjera shkruante:

“Paga mesatare u rrit nga 58 mijë lekë në muaj në 72 mijë lekë në muaj”.

 

Screenshot nga faqja zyrtare e facebookut të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

Faktoje e cila më herët ka verifikuar se sesa ka qenë rritja e pagave për mjekët dhe kategorinë e mësuesve, këtë herë vendosi të verifikojë deklaratën e zotit Veliaj lidhur me rritjen e pagës mesatare mujore gjatë 8 viteve të fundit.

Bazuar në të dhënat e INSTAT-it, Faktoje shqyrtoi se si ka ndryshuar paga mesatare përgjatë kësaj periudhe.

Për vitin 2013, INSTATI nuk e ka të deklaruar se sa është paga mesatare.

Viti 2014 – paga mesatare e një të punësuari sipas INSTATIT është 45.539 lekë. Edhe pse mungon paga mesatare e vitit 2013, sërish vërehet se paga mesatare e deklaruar nga zoti Veliaj nuk është 58 mijë lekë, por më e ulët.

Viti 2015 – paga mesatare e një të punësuari ishte 47.900 lekë, pra me një rritje prej 2.361 lekësh.

Viti 2016 – paga mesatare ishte 47.522 lekë.

Viti 2017 – paga mesatare ishte 48.967 lekë.

Viti 2018 – paga mesatare ishte 50.589 lekë.

Viti 2019 – paga mesatare ishte 52.380 lekë

Vitin 2020 – paga mesatare ishte 53.787 lekë

Bazuar tek të dhënat e INSTAT-it paga mesatare në vitin 2020 është 53.787 lekë, pra 18.213 lekë më pak se ç’deklaron kryetari i bashkisë.

Grafiku i ndërtuar me të dhënat e INSTAT- për pagën mesatare mujore të një të punësuari nga viti 2014-2020

Bazuar në të dhënat e INSTAT-it, vendosëm që deklaratën e kryetarit të bashkisë Tiranë ta kategorizojmë Të Pavërtetë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img