BallinaPertejKopshti Botanik i përket Universitetit, edhe me vendim gjykate

Kopshti Botanik i përket Universitetit, edhe me vendim gjykate

Gjykata administrative rrëzoi VKM e 17 korrikut 2019 që ia kalonte pronësinë Kopshtit Botanik nga Universiteti tek Bashkisë Tiranë. Kopshti Botanik, ka qenë në fokus të Faktoje në kuadër të raportimit Fact-Checking në periudhën kur bashkia planifikote kthimin e tij në park rekreativ. Videoja e Faktoje madje u bllokua nga Acromax, një kompani që sipas investigimeve të mënvonshme doli se kishte bllokuar një numër publikimesh që ishin kritike ndaj punës së qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

 

Pas gati një viti e gjysmë beteje juridike, mes Universitetit të Tiranës me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës për administrimin e Kopshtit Botanik në kryeqytet, Gjykata Administrative ka marrë vendim në favor të universitetit.

‘Faktoje’ ndoqi seancën e shpalljes së vendimit këtë të premte të 7 majit, kur gjykata e shkallës së parë Administrative ka rrëzuar një vendim të këshillit të ministrave numër 510, dt. 17.07.2019, sipas të cili Kopshti Botanik i kalonte në pronësi Bashkisë së Tiranës.

VKM e asaj kohe provokoi reagimin e Universitetit të Tiranës, ndërkohë që Bashkia planifikonte kthimin e këtij kopshti në park rekreativ. Stafi pedagogjik dhe studentë të këtij Universitetit, depozituan po në 2019-n padinë në Gjykatën Administrative, ndërkohë që u mbajtën edhe protesta kundër ndryshimit të pronësisë së kopshtit botanik.

Kalimi i Kopshtit Botanik nën varësinë e Bashkisë së Tiranës u paralajmërua nga kryebashkiaku Veliaj në qershor 2019, gjatë një takimi elektoral në prani të kryeministrit Edi Rama. Veliaj madje konfirmoi se për bashkimin mes kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik, kishte dakordësi edhe me dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Më herët ‘Faktoje’ ka ndjekur çështjen edhe në kuadrin e fact-checking  nisur nga deklaratat e nënkryetarit të bashkisë Arbjan Mazniku në lidhje me ndryshimin e pronësisë së Kopshtit Botanik  të Tiranës.

Dy vite pas kësaj deklarate dhe betejës ligjore që Universiteti i Tiranës nisi ndaj bashkisë Tiranë gjykata Administrative dha vendimin pro Universitetit e cila u njoftua edhe nga Dekani i Fakultetit të shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.

Kopshti Botanik, me një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh ku janë mbjellë qindra specie bimësh, shërben për praktikën mësimore të studentëve të universitetit Bujqësor dhe shkollave të tjera. Administrimi i tij nga ana e Universitetit, theksohet edhe në përshkrimin në faqet zyrare të Baskisë Tiranë dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img