Një deklaratë e kryebashkiakut Veliaj, se në 6 vite ka hapur 8 biblioteka në kryeqytet, rezultoi e pavërtetë gjatë verifikimit të Faktoje. Vetë institucioni i bashkisë Tiranë, zyrtarisht konfirmon se në gjashtë vitet e fundit janë rikonstruktuar 7 biblioteka ekzistuese. Ndërkohë një nga këto biblioteka qw ndodhet nw zonwn e Kombinatit, do të jetë pjesë e procesit të rindërtimit, pasi investimi i kryer në 2019-n vajti dëm për shkak të tërmetit të nëntorit po atë vit.
Në 7 dhjetor, ndërsa po fliste për buxhetin e rinisë gjatë vizitës në shkollën Servete Maçi, kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj:
“Ne kemi hapur tashmë në 6 vite, 8 biblioteka
Më datë 9 dhjetor 2021 Faktoje i dërgoi bashkisë Tiranë një kërkesë për informacion ku e pyeste se sa bibloteka të reja janë hapur përgjatë 6 viteve të fundit.
Kërkesa dërguar 9 dhjetor 2021
Përgjigjen e kërkesës së informacion Faktoje arriti ta merrte vetëm pas ankimimit. Më 29 dhjetor Drejtoria e Rinisë solli si përgjigje një listë ku rendiste 6 bibiblioteka ekzistuese, por që janë rikonstruktuar, një bibliotekë e parikonstruktuar në Njësinë numër 4 por në funksion dhe një bibliotekë e cila ndodhet brenda mjediseve të Njësisë nr 6, në Kombinat, por që për shkak të dëmeve nga tërmeti do të jetë pjesë e zonës së rindërtuar.
Përgjigja e Bashkisë datë 29 dhjetor 2021
Ndërkohë, përmes përgjigjes ndaj kërkesës për informacion, për fondet e shpenzuara për bibliotekat, Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike konfirmon se për rikonstruksionin e tyre, nga viti 2018 deri në vitin 2020 janë investuar 23,019,651 lekë të reja.
Përgjigjja e Drejtorisë së Përgjithshme e Punëve Publike
Pas përgjigjeve zyrtare, ne vendosëm të bëmjë një verifikim në terren për secilën nga bibliotekat që bënin pjesë në listën e dëguar nga Drejtoria e Rinisë në Bashkinë Tiranë.
Si fillim shkuam në biblotekën “Misto Treska” që ndodhet në rrugën “Mine Peza”.
“Bibloteka Misto Treska u ndërtua në vitin 1963 ishte. Në vitin 2003 u rikonstruktua nga Soros. Ndërkohë rikonstruksioni i fundit ishtë para 3-4 vitesh nga Bashkia Tiranë”- u shprehën punonjësit e biblotekës.
Foto e bibliotekës “Misto Treska”, data 7 janar 2022
Një tjetër biblotekë që është rikonstruktuar nga Bashkia Tiranë vitet e fundit ishte “Petro Zheji”.
Foto biblioteka “Petro Zheji”, data 7 janar 2022
“Ka 3- 4 vite që është rikonstruktuar nga bashkia Tiranë. Më parw ka qenë 2 kate biblotekë, tani kati i dytë është qendër shëndetësore.”-tregoi punonjësi i kësaj bibloteke.
Të njëjtin konfirmim morëm edhe nga bibloteka “Hamit Beqja”.
Foto biblioteka Hamit Beqja, data 7 janar 2022
Ndërkohë bibloteka në Njësinë 4 në rrugën “Aleksandër Moisiu” duket se ka nevojë për ndërhyrje rikonstruktuese.
“Kanë bërë disa riparime si lyerje, tabela, ca piktura. Ne kemi bërë një kërkesë për ambiente më të mëdha, por presim përgjigje. Aktualisht ne ngrohemi me kaldajat e kopshtit paradite, ndërsa pasdite rrimë deri në 7, por nuk kemi ngrohëse, ngrohemi me mjete rrethanore.”- tregon punonjësi i biblotekës i cili nuk pranoi të identifikohej.
Foto nga bibloteka në njësinë numër 4, data 7 janar 2022
Bibloteka “Moikom Zeqo” sipas punonjësve të biblotekës është rikonstruktuar para 1 vit e gjysmë.
“Është rikonstruktuar para 1 vit e gjysmë. Rikonstruksioni është bërë në libra, në rafte, pllaka, mobilje, pra është bërë një rikonstruksion total. Në shkurt 2021 është bërë rikonstruksioni i biblotekës “Moikom Zeqo”.
Foto e bibliotekës “Moikom Zeqo”, data 7 janar 2022
Edhe bibloteka “Musine Kokalari” rezulton e rikonstruktuar.
“Musine Kokalari është ndërtuar në vitin 1960. Në vitin 2018 është bërë rikonstruksioni nga Bashkia e Tiranës. Rikonstruksioni është bërë në ambinete, libra, shtim fondi, mobilje. Ndërsa për kompjuterat, printera, fotokopje janë sjellë nga UNICEF-i.”
Foto të bibliotekës “Musine Kokalari”, data 7 janar 2022
Gjatë verifikimit për bibliotekën Valter Gjoni, nuk arritëm të bisedojmë me punonjës të bibliotoekës, por pamja tregonte se ajo kishte pak kohë që ishte rikonstruktuar.
Foto nga biblioteka “Valter Gjoni”, data 7 janr 2022
Gjatë verifikimi në terren për bibliotekën e njësisë 6 në Kombinat e cila ndodhej brenda ndërtesës së kësaj njësie konstatuam, kjo bibliotekë shërbente vetëm për ruajtjen e librave.
Ambientet brenda biblotekës së njësisë administrative numër 6 të zonës së Kombinatit
“Bashkia Tiranë na e ndërtoi një biblotekë në pallatin pas bashkisë. Ishim gati për hapjen e saj, po mendonim për emrin, por tërmeti i 26 nëntorit e shembi dhe si rrjedhojë pallati është shpallur për shembje. Tani jemi këtu dhe më shumë shërbejmë për ruajtjen e librave dhe mbledhjen e tyre. Por deri tani nuk është komunikuar asgjë për lëvizje ose rikonstruksion.” -tregon për Faktoje punonjësja e biblitoketës së njësisë 6.
Sipas përgjigjes që Drejtoria e Rinisë ka kthyr për Faktoje, biblioteka e njësisë 6 do zhvendoset gjatë vitit 2022 në zonën që i është nënshtruar procesit të rindëritimit.
Në verifikimet e kryera, rezulton se 6 bibliotekat për të cilat zoti Veliaj deklaron se janë hapur të reja, në fakt kanë qenë ekzistuese, por janë rikontruktuar. Këtë fakt e konfirmon edhe vetë institucioni i bashkisë. Faktoje konstatoi se e njëjta deklaratë e Krybashkliakut Veliaj e cila kategorizohet e Pavërtetë është bërë nga zoti Veliaj edhe në shtator 2020.