BallinaPremtimeTirana në 30 vite, asnjë bibliotekë të re!

Tirana në 30 vite, asnjë bibliotekë të re!

MARJO BRAKAJ

Në kryeqytetin ku popullsia u shumëfishua pas viteve ’90, nuk është ndërtuar asnjë bibliotekë e re. Aktualisht Tirana ka vetëm 7 biblioteka aq sa ç’ishin gjatë viteve ‘90. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar se do të rikonstruktohen bibliotekat e vjetra dhe do të ndërtohen të reja, por vetë bashkia zyrtarisht pranon se nuk janë ndërtuar biblioteka të reja, por janë rikonstruktuar ato ekzistueset. Prej 2017 deri në 2020 janë shpenzuar 54 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e 7 bibliotekave, të gjitha brenda perimetrit të Tiranës. Po nëpër ish-komuna?

Edhe kur shikojmë statistikat ekonomike të këtij viti, që janë mbyllur shumë pika bastesh dhe kazino dhe janë hapur më shumë biblioteka dhe shkolla. Sa më pak kazino dhe baste dhe sa më shumë shkolla dhe biblioteka, aq më e ndritur e ardhmja e qytetit” – shprehej kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj më 2 shtator 2017.

Asnjë bibliotekë e re në 30 vite!

Ndonëse Veliaj shprehej se “janë hapur më shumë biblioteka”, asnjë e tillë nuk është ndërtuar në 30 vitet e fundit.

Gjatë viteve të fundit nuk janë shtuar biblioteka të reja, duke qenë se bibliotekat aktuale kanë qenë në gjendje jo të konsiderueshme, është kthyer qëllimi i tyre multifunksional me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 35 datë 29.03.2018 “Bibliotekat e lagjeve si Qendra Multifunksionale” – thuhet në përgjigjen e Bashkisë Tiranë për “Faktojen”, pas një kërkese për informacion.

Tirana ka vetëm 7 biblioteka funksionale.

Tirana, me gati 1 milionë banorë, me 11 njësi administrative dhe 13 ish-komuna, të cilat pas reformës territoriale janë nën administrimin e Bashkisë Tiranë, ka vetëm 7 biblioteka funksionale.

Godina e bibliotekës nr.6 ka dalë jashtë funksionit për shkak të tërmetit dhe gjatë vitit të ardhshëm do tw shqyrtohet rehabilitimi i godinës” – thuhet në përgjigjen e Bashkisë Tiranë.

Bashkia Tiranë në 5 vite ka rikonstruktuar 5 biblioteka!

“Faktoje”, përmes një kërkese për informacion, pyeti në Bashkinë Tiranë se cilat janë bibliotekat e rikonstruktura në 5 vitet e fundit.


*Përgjigje nga Bashkia Tiranë

Nga Bashkia Tiranë u komunikua se janë në proces rikonstruktimi edhe tre biblioteka të tjera.


*Përgjigje nga Bashkia Tiranë

Përmes përgjigjes nga kërkesa për informacion, Bashkia Tiranë konfirmon se nga viti 2017 deri në vitin 2020 janë investuar 54,000,000 lekë të reja për rikonstruksionin e bibliotekave.

*Përgjigje nga Bashkia Tiranë

Qendra studentore ‘ABC Tirana Club’, në një raport monitorues të publikuar më 1 gusht, nxjerr në pah një sërë problematikash lidhur me bibliotekat në kryeqytet.

Aktualisht kryeqyteti i Shqipërisë me rreth 700 mijë banorë ka jo më shumë biblioteka lagjeje se para vitit 1990! Qyteti ka shumëfishuar popullsinë në 3 dekada, por nuk ka shtuar asnjë metër katror për mjedise bibliotekash publike. Nga 8 biblioteka lagjesh, 4 prej tyre janë rikonstruktuar dhe modernizuar nga bashkia në tre vitet e fundit, kurse 3 të tjera janë në proces rikonstruktimi. Paradoks është se për 3 njësitë administrative kryesore të qytetit, (njësitë nr. 1, 3 dhe 5) me rreth 182 mijë banorë, nuk ka fare bibliotekë publike” – thuhet në raport-monitorimin e bërë nga qendra ABC Tirana Club.

Pavarësisht se numri i popullsisë vjen në rritje, e ku ndërtimet zënë çdo ditë e më shumë hapësira, kryeqyteti vuan mungesën e hapësirave të leximit, gjë që e dëshmon numri i njëjtë I bibliotekave në krahasim me vitet ‘90.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img