BallinaPertejVeliaj mbahet me rrogë, më pak të ardhura se bashkëshortja

Veliaj mbahet me rrogë, më pak të ardhura se bashkëshortja

ANXHELA RUÇI & MERXHAN DACI  

Erion Veliaj mban postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë që prej vitit 2015. Ai kandidon për një mandat të dytë në krye të bashkisë më të madhe në vend në zgjedhjet e 30 qershorit.

Cilat kanë qenë të ardhurat e tij gjatë këtyre katër viteve?

“Faktoje” bëri një verifikim të deklaratës së pasurisë së Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Llogaritë bankare

Veliaj ka llogari bankare në tre monedha, lekë, dollarë dhe euro. E njëjta gjë është edhe për bashkëshorten e tij.

————————————————————————————————————————————————————-

————————————————————————————————————————————————————-

Paga si kryetar bashkie

Paga vjetore e kryetarit të bashkisë ka pasur një rritje modeste nga viti në vit.  Veliaj merr çdo muaj mbi 100,000 lekë nga ky funksion publik.

Kredia dhe automjetet

Në vitin 2015 Erion Veliaj ka marrë një kredi me shumën 6,100,000.00 lekë me afat shlyerje 180 muaj ose thënë ndryshe deri në vitin 2030. Çdo vit, Veliaj paguan 720,766.5 lekë si këst për kredinë e marrë.

Në vitin 2017 kryebashkiaku ka shitur një autoveturë tip Peugeot me vlerë 8-mijë euro. Këtë autoveturë ai e kishte blerë në vitin 2008 me vlerë 23-mijë euro.

Llogaritë bankare të bashkëshortes Ajola Xoxa

Nga llogaritjet, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë ka më shumë para në llogari se Veliaj.

————————————————————————————————————————————————————-

————————————————————————————————————————————————————-

Xoxa ka blerë në 2016-n një apartament me sipërfaqe 162m katrorë me vlerë 88,641 euro. Ndërsa në vitin 2018 ajo ka shitur një apartament 107m katrorë me vlerë 105,000 euro.

Përveç parave të llogaritura në llogari bankare, Xoxa nga 2015-2018 është paguar me 18,688,795.013 lekë dhe 23,852 euro kryesisht nga puna e saj si konsulente ligjore.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img