BallinaPertejDepozitat bankare të Lelit në pikiatë pas marrjes së mandatit si kryebashkiak i Vlorës

Depozitat bankare të Lelit në pikiatë pas marrjes së mandatit si kryebashkiak i Vlorës

INVA HASANALIAJ

Në zgjedhjet e 30 qershorit, 22 kryetarë bashkish kërkojnë të përsërisin mandatin. Njëri prej tyre është kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli. Pas katër vitesh në krye të kësaj bashkie, Partia Socialiste i besoi atij rikandidimin, edhe pse mes premtimeve të mandatit të parë, shumë mbeten të papërmbushur.

Pas verifikimit të premtimeve që u dha qytetarëve, “Faktoje” këtë herë bëri një verifikim të pasurisë së kryebashkiakut Leli, deklarimi i së cilës është një detyrim ligjor tashmë.

Deklarimi i aseteve hedh dritë mbi pasuritë e krijuara pas angazhimit si politikan por edhe nga burime të tjera. Sipas një analize të bërë nga “Faktoje” bazuar mbi të dhënat e siguruara në mënyrë zyrtare nga “Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit”,  kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli rezulton të ketë asete dhe të ardhura të konsiderueshme .

Një përmbledhje e të gjitha aseteve dhe të ardhurave të tij në katër vite si kryetar bashkie

Në formularin e parë të deklarimit që Leli ka plotësuar në 2015, vit në të cilin mori dhe detyrën si kryebashkiak i Vlorës rezulton të jetë jetë bashkëpronar i dy apartamenteve. Në apartamentin e parë me sipërfaqe 144m2 dhe vlerë 67,000 mijë euro ai zotëron 50%  ndërsa në apartamentin e dytë me sipërfaqe 87m2 është bashkëpronar në 1/6 e tij .

Gjithashtu Dritan Leli, në po të njëjtin formular deklarimi rezulton se ka dy autovetura. Autovetura e  parë e Tipit ML270 CDI me vlerë 2,500 euro është në pronësi të tij ndërsa e dyta, një Range Rover me vlerë 35,000 euro  është në pronësi të përbashkët me bashkëshorten e tij Suela Leli.

Të ardhurat nga paga si kryetar bashkie dhe anëtar i Këshillit të Qarkut ishin një tjetër pjesë e deklarimit të pasurisë së tij. Një total prej 4,843,191 milionë lekë rezultojnë si të ardhura për Dritan Lelin gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

Ndryshimi i të ardhurave, të shpjeguara në mënyrë grafike, në ilustrimin e parë dëshmon për rritje të konsiderueshme të ardhurash për Dritan Lelin, ku piku arrin në vitin 2016.

Depozitat bankare janë një tjetër aset i deklaruar nga kryebashkiaku i Vlorës. Në llogarinë në lekë vërehet rënie drastike, që ka shënuar pikën më të ulët në vitin 2018.

Në deklarimin e pasurisë Dritan Leli rezulton të ketë edhe një numër llogarish bankare në euro. Ashtu si depozita në lek, edhe këtu vërehet rënie drastike e depozitës me nivelin më të ulët gjatë vitit 2017.

Pjesë e deklarimit të pasurisë dhe aseteve të kryebashkiakut, ka qenë edhe pasuria dhe të ardhurat që zotëron bashkëshortja e tij Suela Leli.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img