BallinaRajoni përmes fakteveVaksinimi kundër koronës, askush nuk ka plan të futen mikroçipa në trupat tanë

Vaksinimi kundër koronës, askush nuk ka plan të futen mikroçipa në trupat tanë

SHEFKIJE ALLASANI

Bashkë me fillimin e pandemisë globale të COVID-19 filloi dhe një fushatë e ashpër dezinformimi. Në botë, numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka shkuar mbi 1 milion, ndërsa në shoqërinë tonë ende diskutohet ekzistenca e këtij virusi. Duke rënë pre e lajmeve të rrejshme shumë njerëz madje druhen se gjatë vaksinimit kundër COVID-19 atyre do ju futen mikroçipa në trup, shkruan Portalb.mk.


Përderisa në mbarë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur mbi 36 milionë persona, prej të cilëve mbi 1 milion raste kanë përfunduar me vdekje, në rajonin tonë koronavirusi vazhdon të jetë tokë pjellore për dezinformata. Teoritë konsipirative rreth koronavirusit janë nga më të ndryshmet, megjithatë shumë aktuale dhe shqetësuese është teoria se pandemia është një situatë e krijuar enkas për t’i mashtruar njerëzit dhe për të implantuar mikroçipa në trupat tonë. Informimi jo-korrekt është faktori kryesor që në opinion të shkaktohet një kaos i tillë, pasojat e të cilit mundet të jenë fatale për shumë individë.

Kohë më parë në portalet informative në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe rajon bë viral një artikull që jepte “fakte tronditëse rreth të vërtetës së koronavirusit”. Në artikull pretendohej se janë gjetur mikroçipë në trupat e 1000 personave të infektuar me COVID-19. Edhe pse artikulli në fjalë nuk respekton asnjë standard gazetaresk dhe nuk bazohet në asnjë fakt shkencor ka shkaktar mashtrim në opinion se përmes vaksinimit kundër COVID-19 njerëzve do ju futen mikroçipa me qëllim që të kufizohet numri i popullsisë globale.

Publikimi i mediave

Demistifikimi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandemi globale më datë 11 mars 2020, në përshkrimin e sëmundjes nga OBSH theksohet se koronaviruset janë një familje e madhe virusesh të cilat janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje te njerëzit dhe kafshët. Te njerëzit shumica e koronavirusëve shkaktojnë sëmundje në sistemin respirator.  COVID-19 është sëmundje infektive e shkaktuar nga koronavirusi i zbuluar së fundmi, një mutacion gjenetik i ri i virusit SARS që u përhap në vitin 2003. Ky virus dhe sëmundja e re ishin të panjohura për botën para se të përhapen në Vuhan të Kinës, në dhjetor 2019. Virusi i ri u emërtua COVID-19 që do të thotë: CO-corona, VI-virus, D (ang.-diseas)-sëmundje, 19 – ndërlidhet me vitin 2019.

Vaksinimi është një nga mënyrat më efektive për parandalimin e sëmundjeve. Vaksina i ndihmon sistemit imunitar që t’i njohë dhe t’i luftojë patogjenët (substancat e huaja që shkaktojnë sëmundje në trup) si viruset ose bakteret. Ekspertët thonë se nuk ka asnjë mundësi që në përmbajtjen e vaksinës të futet ndonjë material teknologjik.

Dr.Wilbur Chen, shkencëtar i sëmundjeve infektive në Qendrën e Universitetit të Maryland për Zhvillimin e Vaksinave dhe Shëndetin Global, tha për Politifact se ideja e një vaksine që përmban teknologjinë RFID është absurde.

“Edhe versioni më i vogël i mikroçipave është shumë i madh për të depërtuar në gjilpërën e një vaksine. Mikroçipat që përdoren zakonisht për ti gjurmuar kafshët shtëpiake janë të vogla sa një kokërr orizi, ose në fjalë tjera janë të mëdha sa një kokërr orizi. Asnjë nga gjilpërat e vaksinimit që përdorim nuk ka diametër të tillë që të lejojë të kalojë qoftë edhe një kokërr orizi”, theksoi Dr.Wilbur Chen.

Gazetari ka përgjegjësi të madhe në transmetimin e informacioneve. Prioritet i një gazetari të ndërgjegjshëm duhet të jetë profesionalizmi, korrektësia dhe neutraliteti. Në parimet themelore të Kodit Etik të Gazetarëve thuhet:

“Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.”

Gazetari Xhelal Neziri, vlerëson se dy janë arsyet pse lajmet e rrejshme paradoksalisht janë aq të besueshme te ne: e para, ato janë spektakolare, shumë më interesante se lajmet e vërteta; dhe e dyta, Maqedonia e Veriut është në fund të listës së vendeve evropiane për shkrim-lexim mediatik.

“Me vetëm 10 nga 100 pikët maksimale, që përbën një dallim të madh me Finlandën që mban vendin e parë me 76 pikë e që mban vendin e parë. Pra, shumë pak qytetarë që kanë qasje në Internet dinë t’i dallojë të vërtetat nga gënjeshtrat e servuara në sferën e informacionit online. Në bazë të të dhënave statistikore, në Maqedoninëe Veriut qasje në internet kanë mbi 70% e qytetarëve, shumica e të cilëve nuk dinë shkrim-lexim mediatik” – deklaroi Neziri.

Sipas tij, kjo përbën një bazë të mirë për përhapjen e lajmeve të rrejshme si nga qendrat e fuqisë politike të vendit, për luftimin e kundërshtarit politik, po ashtu edhe nga qendra të huaja që janë të interesuara që në vend dhe rajon të ketë pasiguri, konflikte dhe mosbesim në institucione dhe media të besueshme.

“Gjatë pandemisë Rusia dhe Kina shpesh përdorën lajme të rrejshme për të ndërtuar narrativin se SHBA dhe BE qëndrojnë pas virusit korona, se Rusia dhe Kina janë më të aftë për të përballuar pandeminë dhe më solidarë ndaj vendeve tjera apo edhe se ky virus nuk ekziston fare. Pa ngritjen e nivelit të shkrim-leximit, pa një edukim mediatik të lexuesit që nga shkolla fillore, e mesme dhe në atë të lartë, si dhe pa një fushatë të vazhdueshme, vendi dhe rajoni do të mbeten poligone për testimin e formave të ndryshme të dezinformimit” theksoi Neziri.

Niveli i arsimimit mediatik në botë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img