BallinaAktualitetCovid-19A mjaftojnë 368 mijë vaksina për kategoritë e rrezikuara?

A mjaftojnë 368 mijë vaksina për kategoritë e rrezikuara?

Prej më shumë se një jave ka nisur fushata e vaksinimit ndaj gripit stinor në të gjithë vendin tonë. “Bazuar në strategjinë e vjeshtë-dimrit, është rritur me disa herë numri i vaksinave. Vaksinimi filloi më herët se çdo vit tjetër dhe të parët që do të vaksinohen janë personeli shendetësor dhe më pas, edhe grupet e tjera të rrezikuara”- u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vëzhgimit në Poliklinikën Qendrore të Tiranës, për nisjen e procesit të vaksinimit kundër gripit, që filloi me personelin shëndetësor.

Ajo përmendi edhe kategoritë që i shtohen listës së grupeve të rrezikuara.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ia kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksnimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”-tha Manastirliu.

Edhe pse numri i vaksinave të gripit të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë për këtë vit pretendohet të jetë trefishuar, a do të mund të mbulohen të gjitha kategoritë nga fushata e vaksinimit?

Nga një komunikim që Faktoje pati me ISHP (Institutin e Shëndetit Publik) na u konfirmua se nga situata e krijuar  si pasojë e COVID-19 është zgjeruar fasha e  grupeve të rrezikuara.

Por në ç’raport është numri i individëve të këtyre kategorive me numrin e vaksinave që Ministria e Shëndetësisë ka siguruar këtë vit?

Personeli Shëndetësor

Aktualisht në sistemin tonë shëndetësorë operojnë 18.415 punonjës, prej të cilëve 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë.

Të moshuarit mbi 65 vjeç

Sipas raportit të Instat në 1 janar 2020 numri I të moshuarve mbi 65 vjeç është 420,036.

Fëmijët nga 2-5 vjeç

Sipas të dhënave të INSTAT për sa I përket grupmoshës 0 deri në 4 vjeç kemi 147,907 fëmijë. (INSTAT nuk jep të dhëna specifike për numrin e fëmijëve të grupmoshës 2-5 vjeç ndaj ne ju referuam fashës 0 deri në 4 vjeç. )

 

Punonjësit e Policisë

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit  aktualisht në sistem operojnë 12,000 forca policore

Mesues/Edukatorë

Burime për Faktoje nga Ministria e Arsimit thanë se aktualisht janë rreth 30,000 mësues (pa përfshirë këtu numrin e stafit pedagogjik nga shkollat profesionale) ndërsa edukatorë janë rreth 4.400 individë.

Të sëmurët kronikë

Sipas FSDKSH numri i të sëmurëve kronikë, një tjetër komunitet që përfshihet në kategorinë e personave që duhet të vaksinohen, është rreth 300 mijë pacientë me sëmundje kronike që mbështeten nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor.

A mjaftojnë vaksinat vetëm për këto kategori?

Vetëm nëse llogarisim numrin e individëve kategorive të sipërpërmendura janë rreth 932,758  qytetarë të cilët pritet të vaksinohen falas.

Nga verifikimi i Faktoje rezulton se sasia prej 368 mijë dozash me vaksina të porositura nga Miinistria e Shëndetësisë nuk I mbulon nevojat e të gjthë individëve  që përfshihen në katëgoritë e rrezikuara. Aktualisht ISHP ka konfirmuar se ka mbërritur vetëm një pjesë e dozave të porosi tura.

Kjo problematikë u ngrit edhe nga ana e  opozitës pikërisht ditën e  parë që nisi fushata e vaksinimit. Ish-deputeti Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se numri i dozave të mbërritura ishte shumë pak dhe kjo vendos në pikpyetje vaksinimin e pjesës tjetër të popullsisë.

Nga ana tjetër Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Frankfurt, Erion Dasho u shpreh se moskryerja e vaksinës mund të sjellë keqdiagnistikime duke ngatërruar kështu simptomat e virusi të gripit të zakonshëm me ato të COVID-19.

Sigurisht që vaksinimi ndaj gripit është duke u rekomanduar nga OBSH dhe nga organizma të tjerë. Edhe vetë Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se kjo vaksinë duhet bërë ku ka dhënë edhe argumentat e vetë teknik. Sigurisht që nëse kategoria e caktuar nuk e kryen vaksinën ajo ekspozohet ndaj gripit të stinës dhe ekziston mundësia pastaj që të ketë keq diagnostikime  dhe më pas mund të ketë vështirësi diagnoze në raport me COVID-19 apo e anasjellta. Pra mund të preken nga COVID-19 për arsye se nuk kryhet testi këta persona mund të diagnostikohen keq sikur kanë grip stinor.Pra  për shumë arsye është e rekomandueshme të kryhet vaksina kundër gripit dhe moskryerja e saj në kohë sigurisht ekspozon pjestarët të cilët janë pjesë e grupeve të rrezikuara ose pjesë e profesioneve të ekspozuara si mjekët apo infermierët.”- sqaroi Dasho.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img