.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVaksinat mRNA nuk transmetohen nga ushqimi tek njeriu

Vaksinat mRNA nuk transmetohen nga ushqimi tek njeriu

Pretendimi se vaksinat mRNA ‘transmetohen’ nga kafshët apo frutat tek njerëzit është i pavërtetuar dhe i pabazuar në shkencë. 

———————————-

Teoritë konspirative mbi teknologjinë mRNA të vaksinave ndaj Covid-19 vijojnë të krijojnë keqinformim. Së fundi, po ndahen në rrjete sociale dyshime për këtë teknologji të re të vaksinave, e cila mund të përdoret edhe në vaksinimin e kafshëve të mbarështuara në fermat bujqësore.

Kështu, në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi se “një dokument i ardhur nga Kina tregon që një vaksinë mRNA e injektuar në bagëti transmetohet tek njerëzit.”

Siç ndodh rëndom në pretendimet e konspiracionistëve, “dokumenti nga Kina” nuk disponohet, dhe lexuesja nuk drejtohet tek ndonjë adresë ku mund ta gjejë këtë dokument, në mënyrë që ta shfletojë e verifikojë me sytë e saj.

Nga ana tjetër, siç Faktoje ka shpjeguar edhe më parë, nuk ka asnjë mundësi që vaksinat mARN të transmetohen nga kafshët tek njeriu nëpërmjet ushqimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar tashmë se “vaksinat mRNA nuk janë vaksina të gjalla virale dhe nuk ndërhyjnë në ADN-në e njeriu. Teknologjia e vaksinave mARN është studiuar me dekada, duke përfshirë në kontekstin e vaksinave kundër virusit Zika, tërbimit dhe gripit sezonal (influenza).”

Pall Thordarson nga Instituti i RNA në Universitetin e Neë South ëales tha për USA Today se “vaksinat mRNA jane shumë më pak shqetësuese në këtë aspekt se sa, le të themi, vaksinat klasike me bazë virusi të paaktivizuar. Për këto të fundit, edhe mund të gjesh grimcat e virusit joaktiv në mish ose qumësht në disa raste edhe për javë të tëra. Në rastin e mRNA, ajo shpërbëhet shumë shpejt, po flasim për punë, ditësh maksimumi.”

Edhe nëse dikush gëlltit elementët e një vaksine, tha Thordarson, grimcat do të shkatërroheshin në stomak nga lëngu me aciditet të lartë i stomakut.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img