Vajzat që konsumojnë tullumbace me azot u filmuan në Bullgari dhe jo në Tiranë

712

Video e një grupi vajzash adoleshente që duket se po konsumojnë të ashtuquajturat “tullumbace me azot” është raportuar nga disa media si të ishte duke ndodhur në Tiranë. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se video në fjalë është xhiruar në Bullgari.

———————————-

Në 22 shtator 2023, një video që tregonte një grup vajzash adoleshente që duket se thithin një gaz nga tullumbace u bë virale në mediat online shqiptare. 

Në mes të një diskutimi më të gjerë për përdorimin e drogërave ‘të reja’ dhe lehtëshisht të aksesueshme nga të miturit, disa portale nxituanpretendonin se video ishte xhiruar në Tiranë.

Megjithatë, një kërkim me antë motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search është postuar fillimisht në internet në 10 shtator 2023, në faqen zyrtare të emisionit bullgar Gospodari Na Efira.

Artikulli që shoqëron videon shkruan se grupi i adoleshenteve ndodhej në Ruse, qytetin e pestë më të madh në Bullgari.

Sipas mediave bullgare, pas publikimit të videos policia bullgare arriti të identifikojë, si vajzat në video, edhe personin që ua kishte shitur oksidin e azotit në tullumbace. Adoleshentet janë të moshave 15-17 vjeç, ndërsa shitësi është një 17-vjeçar. Ky i fundit nuk do të mbajë përgjegjësi ligjore, kryesisht sepse shitja dhe përdorimi i gazit natyror nuk është vepër penale në Bullgari. Vetëm një i rritur mund të mbajë përgjegjësi administrative, jo penale, nëse ia shet substancën një të mituri.