.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookUra e re në Kukës nuk kushtoi sa autostrada Prizren-Tetovë

Ura e re në Kukës nuk kushtoi sa autostrada Prizren-Tetovë

Pretendimi: Ura e re në Kukës ka të njëjtën vlerë me autostradën që do lidhë Prizrenin me Tetovën

Verdikti: Mungon konteksti

Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se rruga e re Prizren-Tetovë do të kushtojë 35 milionë €, duke bërë një barazim me vlerën e urës së re në  Kukës.

Ura e Kukësit 330 metra e gjatë, ka kushtuar 35 milion €. 35 milionë € do të kushtojë rruga Prizren-Tetovë 23 km e gjatë e gjitha malore me një tunel 6,4 km”, shkruhet në tekstin që shoqëron foton e dy investimeve në trojet shqiptare.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne vendosëm të bëjmë një verifikim të këtyre pretendimeve, duke kërkuar fillmisht sa do të jetë kosto për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Gjatë kërkimit, gjetëm një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili bënte të ditur se kosto e rrugës Prizren – Tetovë është rreth 200 milionë euro.

“Jemi dakorduar për njërin nga gjashtë opsionet e dala nga studimi i fizibilitetit me tunel 6.4 kilometra, pak më i gjatë se ai në Kalimash, dhe nga 15 kilometra në të dy anët e hyrje daljeve të tunelit. Kostoja e parallogaritur e këtij aksi të rëndësisë së madhe ndërshtetërore, kombëtare, rajonale e evropiane është rreth 200 milionë euro, 3/4 për tunelin e pjesa tjetër për rrugët në të dy anët e tij që e lidhin Prizrenin me Tetovën, që e lidhin Tetovën me Prizrenin”, ka deklaruar Kurti në gusht të vitit 2023.

Ndërkohë, sipas verifikimeve të bëra nga kolegët e “Hibrid info”, kostoja prej 35 milionë eurove përfshin njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetrën në afërsi të Fshatit Struzhë, prej 20.3 km. Pra, në këtë shifër nuk është përfshirë kostoja e ndërtimit të tunelit.

Me datë 12 janar të këtij viti, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.

“Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Pra, rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë 200 milionë euro dhe jo 35 milionë euro, siç pretendohet online.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img