BallinaTë pambajturaTurizmi në Fier i kushtëzuar nga infrastruktura rrugore

Turizmi në Fier i kushtëzuar nga infrastruktura rrugore

Turizmi është ndër sektorët më të goditur nga pandemia “Covid-19”. Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera po përpiqet ta mbajë në jetë këtë sektor duke u përqendruar tek turizmi i brendshëm. Ministri, Blendi Klosi dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë ftojnë në mënyrë të përsëritur qytetarët shqiptarë t’i kalojnë pushimet verore në brigjet e vendit. Nga ana tjetër, qytetarët e biznesmenë në qytetin e Fierit ankohen se infrastruktura e dobët rrugore dhe mungesa e sinjalistikës po e penalizojnë turizmin.


Kryeministri Edi Rama, dy vite më parë njoftoi nisjen e punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Fier-Seman, i cili lidh qendrën urbane me plazhet e Semanit e Darzezës dhe parkun arkeologjik të Apolonisë. Duke argumentuar se vepra infrastrukturore do ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit, ekonomisë dhe punësimit, kryeministri Rama prezantoi edhe projektin 3D të rikonstruktimit të aksit rrugor, 18 kilometër të gjatë.

Ura e re, ndriçimi, trotuarët për këmbësorët apo korsia e biçikletave përgjatë gjithë aksit rrugor, do ishin pjesë e projektit me vlerë 1,6 miliardë lekë, një financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore.

Por, dy vite më pas, aksi rrugor Fier-Seman, jo vetëm nuk i është nënshtruar rikonstruktimit, por po degradon në një rrugë që vështirë të konsiderohet si ndërlidhëse e turizmit. Aksi rrugor Fier-Seman, në fillim të muajit qershor, u la jashtë projekteve rrugore nga Banka Botërore, duke e lënë të degradojë pë një periudhë të pacaktuar.

Banorë dhe biznesmenë të zonës ankohen se infrastruktura e dobët rrugore dhe mungesa e tabelave orientuese janë ndër arsyet kryesore që frenojnë turistët të frekuentojnë plazhin e Semanit apo Darzesës, gjatë sezonit veror.

Mungesa e investimeve në aksin Fier-Seman, reflektohet edhe në turizmin kulturor-historik të parkut arkeologjik të Apolonisë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e numrit të turistëve.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img