BallinaAktualitetCovid-19Gjurmimi i Covid 19, në Shqipëri në nivele të ulëta

Gjurmimi i Covid 19, në Shqipëri në nivele të ulëta

Inva Hasanaliaj & Edit Nikolli

Gjurmimi I virusit përmes testimeve ka sjellë edhe rritjen e numrit të përsonave të identifikuar që janë pozitiv ndaj Covid -19. Sipas të dhënave nga World Metters për çdo 1 milion banorë kryhen  minimalisht 10 mijë teste, një standart I pazbatuar nga vendi ynë  I cili ka kapacitete te ulëta edhe në infrastrukturë, 2.5 shtretër për 1 mijë banorë.

Vetëm në dy  javët e fundit  në vendin tonë  numri I personave të infektuar me COVID-19 ka pësuar një rritje  të menjëherëshme duke dyfishuar shifrat krahasuar me periudhën e pikut të infektimeve e cila përkoi  edhe me priudhën mars-prill.

Të dhënat nga Minsitria e Shëndetësisë:

Rritja e   numrit të testeve të kryera nga struktuarat e institucioneve shëndetësore ka sjellë edhe një rritje të numrit të përsonave të prekur nga Covid -19. Në muajin  mars  numri I testimeve ka qenë 1671, dhe të infektuar 234.Në 22 qershor shënohen  kemi 1995  persona të infektuar  nga 23,692 persona të testuar.

Rritja  shihet  jo vetem në totalin e numrit të testimeve  akumulative  por edhe specifikisht per secilin muaj.

Në grafikun e  mësipërm  mund të shikohet qartë sesi kurba e infektimeve lëviz në të njëjtën trajektore me atë të  testimeve.

Rritja e testimeve  ka qenë një prej thirrjeve kryesore  edhe  nga OBSH që prej muajit mars
Sipas kësaj organizate sa më shumë testime që bëhen, aq më lehtë bëhet gjurmimi I virusit dhe zvogëlimi I transmentimit.

Sipas të dhënave  nga World Meters numri I testeve për  një million banorë  kalojnë  mbi 10 mijë të tilla ndërsa Shqipëria vazhdon të jetë  nën këtë shifër krahasuar qoftë edhe me vendet e rajonit ku janë  vetëm 7 mijë teste.

Për ekspertin e  shëndetit publik  Erion Dasho testimet pavarësisht nga një rritje e lehtë në qershor, në këtë fazë të epidemisë, numri i tyre duhet të ishte rritur disa  herë për të qenë në raport me dinamikat e epidemisë.

“Fakti është se ne nuk kemi testuar sa duhet dhe numri i testeve duhet të rritet të paktën 5 ose 10-të herë që të kemi një përgjigje adekuate. Mos harroni se jemi vendi i fundit në Europë për sa i takon testeve për 1 milion banorë dhe vendi i parafundit ka dyfishin e numrin tonë të testeve.”-shton Dasho

Sipas tij rritja që po shohim në numrin aktual të rasteve ende nuk është shqetësuese, më shumë sesa fakti se situata nuk duket në kontroll. Shqipëria sipas Z.Dasho ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar deri në dhjetë mijë raste të reja në muaj, por gjithmonë në mënyrë të kontrolluar.

“Në se kemi transmetim në spitale, në administratë dhe në biznese, këto nuk janë shenja të mira, sepse pas tyre vjen transmetimi në shtëpi ku personat që rrezikojnë janë të moshuarit.”-përfundon  Dasho.

 

Shqipëria jo vetëm që ka numrin më të ulët të burimeve njerëzore, por ka një diferencë të thellë me vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore, ku numërohen 2-4 mjekë për 1000 banorë. E njëjta situatë vlen edhe për infermierët dhe për numrin e shtretërve. Shqipëria ofron 2,5 shtretër për 1000 banorë, ndërsa mesatarja rajonale është 4 shtretër për 1000 banorë.

Kujtojmë se  një pjesë e përsonave të infektuar këto dy javët e fundit kanë qenë kryesisht pacientë  të cilët kanë qenë në ambientet e QSUT ose  personel mjekësor i cili ka qenë në kontakt me pacientë  të infektuar me COVID-19.

Infektimi i mjekëve  është një ‘fazë’ mjaft e njohur edhe  në nivel  global ku epidemiologia e OBSH, Maria Van Kerkhove  shprehet se në shumë shtete, 10 përqind e rasteve pozitivë të raportuar janë pjesë e stafeve mjekësore. Van Kerkhove tha që ata që janë infektuar brenda një spitali, shpesh vijnë në kontakt me një pacient në një repart që nuk është i pajisur për të trajtuar të infektuarit me Covid-19.

Të tjerët infektohen pasi kalojnë periudha të gjata kohore në reparte me raste aktive Covid-19, ku ka dhe mungesë të pajisjeve mbrojtjes dhe higjiena është  nën nivelin e duhur.

Edhe në vendin tonë nuk kanë munguar problematikat të cilat  përfshijnë  personelin mjekësor  dhe paisjet  e  mbroitjes  si maska doreza apo dezinfektantë.

Edhe  sipas ekspertit  të shëndetit publik Erjon Dasho për të  ndalur përkeqësimin e situatës nevojiten së pari protokollet e parandalimit dhe trajtimit, trajnimi i personelit për t’i zbatuar këto protokolle, furnizimi me pajisje dhe medikamente, si dhe supervizimi që këto protokolle të zbatohen.

“E përsërit edhe njëherë se kjo nuk kërkon çudira, thjesht aftësi organizative”-përfundon Dasho.

Aktualisht në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img