.

.

BallinaAktualitetTransporti urban, sezon ‘i ri’ me probleme të vjetra

Transporti urban, sezon ‘i ri’ me probleme të vjetra

 

Shërbimi i transportit urban nuk ka pësuar ndonjë përmirësim, 3 muaj pasi bashkia Tiranë, pezulloi abonenë e përgjithshme me qëllim studimin e kushteve dhe kryerjen e disa matjeve, për  përmirësimin e cilësisë. Faktoje nuk ka marrë ende përgjigje zyrtyare nga bashkia se cilat janë gjetjet e studimit. Nga një vëzhgim i linjave kryesore në Tiranë, rezulton se kushtet janë po aq problemtaike sa edhe më parë, ndërsa rregullat anticovid neglizhohen në masë edhe pse javët e fundit numri i të prekurve nga Covid-19 apo variantet e tij, raportohen në rritje.

Ende pa nisur zyrtarisht shkolla apo aktivitete të tjera, për shumë qytetarë që përdorin autobusët e linjave urbane, ka nisur përballja me të njëjtat probleme.

Për riorganizimin dhe ristrukturimin e transportit urban, Bashkia Tiranë njoftoi në fund të muajit maj se kishte planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve.  Për këtë qëllim u pezullua edhe shitja e abonesë së përgjithshme, e cila u rikthye sërish në treg, brenda më pak se një muaji, me anë të një vendimi të këshillit bashkiak.

Në fillim të shtatorit, Faktoje pyeti bashkinë se cilat ishin gjetjet e studimit, në përfundim të periudhës tre mujore dhe cilat ishin linjat problematike të transportit urban në Tiranë.

*Kërkesa dërguar bashkisë Tiranë

Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kemi marrë një përgjigje, por ndërkohë vendosëm të bëjmë një vëzhgim në terren.
Aktualisht në Tiranë operojnë 16 linja urbane me shtrirje në të gjithë qytetin, të cilat mundësohen dhe menaxhohen nga 11 kompani private, të cilat, sipas raportimeve para se të shfaqej pandemia qarkullojnë rreth 200 mijë pasagjerë në ditë.
“Tirana e Re” është një nga linjat që vazhdon të mbartë të njëjtat problematika, që prej rikthimit të transportit urban pas shfaqjen së pandemisë. Sipas vendimeve në fuqi të Komitetit Teknik të Ekspertëve, punonjësit e shërbimit të transportit publik dhe pasagjerët janë të detyruar të përdorin maskat dhe të ruajnë distancën, por vëzhgimi i Faktojes dëshmoi neglizhim të këtyre rregullave edhe pse numri i të prekurve me Covid-19 dhe variantet e reja, është shumëfishuar në krahasim me pak muaj më parë.

*Stacioni i Tiranës së Re në sheshin Nënë Tereza

 

25-vjeçarja me inicialet A.T, udhëton çdo ditë me autobusët e Tiranës së Re për të shkuar në punë.

“Unë punoj si specialiste marketingu në një kompani private. Udhëtoj çdo ditë me Tiranën e Re, nga zona e ‘Pallatit me Shigjeta’ deri te Sheshi ‘Nënë Tereza’. Pres çdo ditë 10-20 minuta që të vijë urbani. Por, krahasuar me dy vite më parë, ka një përmirësim dhe nëse do e jepja një vlerësim, nga 100% do e vlerësoja shërbimin me 70%.

Autobusët kanë kondicionerë, i ndezin në mëngjes kryesisht, ndërsa pasdite kur është më freskët, jo. Problemi është se tani në shtator mbushen plot. Shpresoj të zgjidhet.”-thotë për Faktoje 25 vjeçarja.

Nga një verifikim që bëmë rreth orës …..të mëngjesit në stacionin pranë zonës së Astirit konstatuam se autobusi i Tiranës së Re mbërriti pas 24 minutash, duke krijuar një grumbull të madh njerëzish që shtynin njëri tjetrin për të hipur sa më parë në autobus.

*Stacioni iu Tiranës së Re në zonën e Astirit

Shtypemi çdo ditë, çdo mëngjes nuk e di si do gjendet zgjidhja e këtij problemi. Unë nuk e kam problem, por çdo ditë shoqëroj djalin në shkollë dhe është fëmijë 8 vjeç. Ka shumë prindër si unë që shoqërojnë fëmijët dhe ky problem na shqetëson”-tha S.T banore e Astirit.

Ajo shton se oraret janë një tjetër problem i cili bëhet po aq shqetësues kur nisin shirat, pasi çdokush në atë zonë e përdor rregullisht linjën e Astirit.

Linja Kombinat-Kinostudio

Nga një vëzhgim në disa prej stacioneve të linjës Kombinat- Kinostudio në orët e mëngjesit duket se oraret e mbërritjet përgjithësit respektohen.

Qytetarët të cilët e përdorin thuajse çdo ditë këtë linjë transporti, pohojnë se pritja tyre në stacionet e kësaj linje nuk zgjat më tepër se 5 minuta.

*Foto nga stacioni në fillim të rrugës së Kavajës, linja Kombinat-Kinostudio dt. 02.09.2021 rreth orës 8.30 të mëngjesit.

“Unë e përdor çdo ditë dhe përgjithësisht nuk vonon më tepër se 5-6 minuta. E përdor për punë, por kohët e fundit për vonesën nuk kam pakënaqësi, është e kotë të qahem. Po, ka diçka që nuk ka ndryshuar, mbingarkesa me njerëz dhe mungesa e ajrit vazhdon të jetë po njësoj. Kur kthehem nga puna është edhe më keq, në ato minuta me shumë vështirësi mbushem me frymë. Njerëzit grinden për këtë gjë, dhe kjo e bën edhe më të vështirë. Mezi pres të zbres…” -thotë G.M., rreth të 50-ave, nënë e dy fëmijëve, e cila përdor rregullisht linjën Kombinat- Kinostudio.

Kur vjen fjala tek masat anti-covid, duket se fare pak pasagjerë i respektojnë.

*Foto linja Kombinat Kinostudio- Foto nga stacioni ku shihet se asnjë nga qytetarët nuk e mban maskën.

Linja e transportit Qendër- Yzberisht dhe ish Uzina Dinamo.

“Shtëpinë time e kam në Astir, ndaj çdo ditë për të ardhur në qendër marr linjën e Yzberishtit. Mund të them që është një linjë skandaloze, vonohet të paktën një orë, ka raste që pres edhe një orë e gjysmë. Humbas 3 orë kohë çdo ditë për pjesën vajtje-ardhje për në shtëpi.”-thotë i irrituar një pasagjer, ndërsa pret në stacion.

Foto nga stacioni i autobusit të linjës së Yzberishtit.

Krahas linjës së Yzberishtit, problematike vijon të mbetet edhe linja e Uzinës Dinamo, e cila sipas qytetarëve që e përdorin marrin rregullisht si shërbim, ka vonesa dhe u duhet të presin 30 minuta në stacion.

Krahas linjës së Yzberishtit, problematike vijon të mbetet edhe linja e Uzinës Dinamo, e cila sipas qytetarëve që e përdorin marrin rregullisht si shërbim, ka vonesa dhe u duhet të presin 30 minuta në stacion.

Foto nga stacioni i linjës Uzina Dinamo

“Pasditet janë edhe më të vështira. Kur kthehem nga puna, më duket sikur e kam shtëpinë në një qytet tjetër, jo në Tiranë. Pres të paktën gjysmë ore në stacion. Kohë e humbur kot, në pluhur, trafik, zhurmë, diell ose edhe më keq, në shi. Fundjavat janë akoma më skandaloze. Nuk e kuptoj, përderisa janë firma private, përse lejojnë një shërbim kaq të keq? Përse paguajmë dhe shtypemi si të jemi sardele brenda një konserve? Dhe fatorinot janë po aq të bezdisur sa vonesa e autobusit. Kanë një lloj arrogance… më mirë të priteshin diku biletat dhe mos ishin fare nëpër autobuse.”-ankohet për Faktoje një qytetare 43 vjeçare, banorë pranë ish Uzinës Dinamo.

*Nga një anketë në rrjetet sociale, ndjekësit e Faktoje u pyetën nëse kishin konstatuar ndonjë përmirësim të kushteve në transportin urban. 89 përqind e pjesëmarrësve votuan JO ndërsa vetëm 11 votuan Po.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img