.

.

BallinaAktiviteteTransparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë Dibër

Transparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë Dibër

Në Bashkinë Dibër u prezantuan rezultatet e raportit të monitorimit mbi transparencën dhe llogaridhënien, në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, që Faktoje zhvillon për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me organizatën amerikane National Endowment for Democracy (NED). Raporti u bazua në verifkimin e 16 indikatorëve që rrjedhin nga detyrimet ligjore për funksionimin e pushtetit vendor dhe ai për të drejtën e informimit.

Esmeralda Topi

Qendra e verifikimit të fakteve, Faktoje prezantoi këtë të hënë, 13 shkurt, përpara përfaqësuesve të Bashkisë Dibër, Këshillit Bashkiak, gazetarëve lokalë dhe shoqërisë civile, gjetjet e raportit mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas monitorimit të kryer në harkun kohor të një viti mbi punën e kësaj bashkie.

Ky monitorim vjen në zbatim të Projektit “40 premtime, 10 bashki”, e mbështetur për të tretin vit radhazi nga organizata amerikane National Endowment for Democracy (NED).

Pjesë e monitorimit për vitin 2022 ishin 10 bashki; Shkodra, Lezha, Dibra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja, Shijaku, Kruja dhe Kurbini; 6 prej të cilave u përzgjodhën si bashki të prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe pjesa tjetër edhe për arsye të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në mars 2022.

Monitorimi është bazuar në dy elementë kryesorë: nivelin e transparencës së pushtetit vendor, si dhe përmbushjen e premtimeve elektorale të dhëna gjatë fushatës.

Nisur nga ky monitorim, niveli i transparencës për Bashkinë Dibër arrin në 75%, duke e renditur në vendin e 4 nga 10 bashki në total. Kjo përqindje është llogaritur përmes 16 indikatorëve të matjes së transparencës që rrjedh nga kuadri ligjor vendas.

Prezantimi i Faktoje, raporti i monitorimit “40 premtime, 10 bashki”, Dibër 13 shkurt 2023

Nënkryetari Bashkisë Dibër, Saimir Kojnozi ndau vlerësime mbi gjetjet e raportit të monitorimit, dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të përmirësimit të indikatorëvë të paplotesuar nga bashkia Dibër.

Sa i takon mbajtjes së premtimeve, Bashkia e Dibrës ka përmbushur plotësisht dy nga katër premtimet elektorale, një prej tyre rezulton pjesërisht i mbajtur ndërsa një tjetër premtim është i pambajtur.

Gjithashtu, në raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse.

Nga gjetjet e ekspertit në momentin e monitorimit, bazuar nga informacionet zyrtare të publikuara nga bashkia Dibër, Këshilli Rinor Vendor është ngritur me vendim të Këshillit Bashkiak më Nr.75, datë 16.09.2022.

Prezantimi i Faktoje, raporti i monitorimit “40 premtime, 10 bashki”, Dibër 13 shkurt 2023

Bashkitë me performancën më të lartë të transparencës janë ajo e Shkodrës dhe Lezhës me 100%, ndjekur nga Bashkia e Shijakut me 87.5%, Dibra dhe Durrësi me 75%, Kruja me 68.7%, Vora 56.3% dhe Bashkia Lushnje 50%. Përformancën më të dobët e mban Bashkia e Kurbinit me 37.5 %, ndjekur nga ajo e Rogozhinës me 43.7%.

Synimi i projekti “40 premtime, 10 bashki” për vitin 2022, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) ishte monitorimi i bashkive sa i përket mbajtjes së premtimeve dhe transparencës, me qëllim që t’i ndihmojë bashkitë e monitoruara të rrisin transparencën, të nxisin llogaridhënien si dhe të përmiresojnë shërbimet për qytetarët

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img