BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKissinger nuk ka thënë se kush kontrollon ushqimin kontrollon njerëzit

Kissinger nuk ka thënë se kush kontrollon ushqimin kontrollon njerëzit

Në mediat sociale shqipfolëse po qarkullon një citat i ish-Sekretarit amerikan të Shtetit Henry Kissinger: “Kontrollo naftën dhe kontrollon kombe; kontrollo ushqimin dhe kontrollon njerëzit.” Nga verifikimi i “Faktoje”, rezulton se nuk ka asnjë rast të dokumentuar kur Kissinger e ka thënë këtë fjali.

——————————————————–

Një citat që i atribuohet ish-Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Henry Kissinger, po përdoret online për të mbështetur teorinë konspirative se miliarderi Bill Gates po përpiqet të kontrollojë botën duke investuar, me anë të fondacionit të tij Bill & Melinda Gates Foundation, në bujqësi dhe blegtori.

“Kontrollo naftën dhe kontrollon kombe; kontrollo ushqimin dhe kontrollon njerëzit.” Ky citat i është atribuuar Kissinger të paktën që nga 2008

Nëse kërkojmë në faqen zyrtare ku janë mbledhur të gjithë fjalimet, artikujt dhe intervistat e Henry Kissinger për këtë citat ai nuk gjendet.

Megjithëse ky citat qarkullon gjerësisht nëpër internet dhe literaturë akademike, askund nuk specifikohet ku dhe kur Kissinger supozohet se e ka thënë.

Një zëdhënës i Kissinger, i cili në Maj të këtij viti do të mbushë 100 vjeç, tha për Reuters se ai “nuk e ka thënë këtë citat apo ndonjë gjë të ngjashme në ndonjë fjalim, shkrim të tij apo edhe postim në mediat sociale.” 

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img